Rreth çfarë mendojnë filozofët

Rreth çfarë mendojnë filozofët ( një diskutim me E.Lossowsky) , në L’imprevu, Nr. 2, 28 .Janar 1975, F. 13 Interviste me Michel Foucoult.— Nga vepra e Michel Foucoult – ‘’Ästhetik der Existenz’’ – Estetika e Egzistencës – nga Gjermanishtja përktheu ; Flodian Maloku.

— Michel foucoult , Ju e lexoni Gazetën ? Cfarë kërkoni në të ? Dhe me cka filloni ?

** Oh, puh, E dini, Unë besoj, që Lektyra ime është shumë banale. Lektyra ime fillon nga më e Vogla, nga më e Përditshmja. Unë vrojtoj në ato shperthime të krizës së kuptuar dhe më pastaj bëjë gjirot e mija nëpër Berthamat e mëdha, te mëdha, pak nga përjetshmëria, pak nga zonat teorike, pa date dhe pa dite…

— Le Monde? A është edhe kjo bibla juaj ? A e ndani edhe ju në raport me këtë pasionin e intelektualëve të majtë? ** Artikujt gjithnjë të informuar mirë nga Le Monde kanë mundur dy muaj më herët ose edhe kater vite me vonë të shkruhen. Me pastaj edhe gazetari, që në Manila, në Kairo ose në Oslo mbërrinë, gjendet ne airoport, dhe në gatishmëri shoferi I taksisë I tregon një fjali sa banale aq edhe të zjarrtë, çka atë me pastaj në një fjalim të lartë-festuar përmes ministrit të jashtëm do i përsëritet përsëri… Rradhiten në Pergjithsi Analiza të sakta, dhe shumë të qëlluara. Këtu unë bëj përpjekje, që ti lejojë të lexohen nga një lexues tjetër që në një formë do të më tregojë, se per cka bëhet fjalë.

— Po Televizioni, në Funksionshmëri ?

** Çfarë më pengon mua, është kualiteti i Televizionit francez, me të vërtet ! Eshte një nga më të mirët në botë, Fatkeqsisht !


Unë në Shtetet e Bashkuara kam mësuar, se si duhet ndërvepruar me televizionin. Deri atëhere mendoja që është disi denigruese , që t’a vendosësh në kokë, t’a shohësh këtë. Por në Shtetet e Bashkuara është ,përderisa përbëhet nga kualiteti shumë i keq, shumë këndshëm , tërë kohën t‘a jetosh me televizionin. Egzistojnë dhjetë transmetues , nga të gjithë ka nga pak, mund të ndërrosh prej nje transmetuesi në tjetrin. Por çfarë më pengon në francë dhe çka më shqetëson tmerrësisht , është, që je i detyruar ti ecësh para programet për t’i parë të gjitha , për të ditur , çfarë nuk bën të humbet, dhe rrjedhimisht t‘a paracaktojë mbrëmjen përmes kësaj. Dhe më pastaj kemi të hëneve Le Pain noir. Me rezultatin, që të gjitha të hënet janë të bllokuara. Në këtë rast unë mendoj që duhet të egzistojne shumë pak transmetues televiziv në botë që kanë këtë pafytyrësi dhe paratë, për të prodhuar një seri të tillë. Kjo është e pabesueshme! Kjo e përcakton dhunën e televizionit. Në fund jetojnë të gjithë njerëzit sipas ritmit të tyre. Emisioni i lajmeve kryesore në televizion pas një çerek ore më vonë transmetohet; pra, aty dihet, që restauranti mysafirët e tyre një çerek ore me vonë, do ti kenë para fytyrës.

Lexo po ashtu:  Migjeni- Vetmija

— Por kur të dilni, për cka jeni të përceptueshëm , nga i lejoni mendimet e juaja të rrjedhin?

** Nga i lejoj mendimet e mija të rrjedhin? Jo, kështu! Nuk e di saktë. Se fundi duhet të jetë kështu, që unë mendimet e mija shumë pak i lë të rrjedhin, unë kam një aftësi të kufizuar për t’u argëtuar. Unë kam një paaftësi të thellë, për t’u argëtuar.

— Ju nuk humbisni Kohë ?

** Jo, jo shumë. Dhe nuk jam shumë krenarë me këtë. Unë do doja si një nga shokët e mi të thoja : ‘‘ Unë jam para mesditës asnjëherë i lirë, në mëngjes unë humbi kohën time!‘‘- Jo për këtë nuk jam i aftë. Dhe kur të dal jashtë kam gjetur një mënyrë, që mos të lejojë të rrjedhin e lundrojnë mendimet e mija; Unë marrë bicikleten, unë tashmë levizi vetëm me të. Një lojë e mrekullueshme në paris! Por edhe këtu ka njerëz, që lëvizin me bicikletë dhe i shohin gjërat e mrekullueshme. Po duket ashtu, që Pont Royali në Ora shtatë në mbrëmje në shtator, nëse ka edhe pak Mjegull, të jetë Madhështorë. Unë absolut aspak, unë nuk e shoh, unë luaj me kolonat , unë luaj me veturat, ende në raportet e fuqisë.

Lexo po ashtu:  Nëse jeni adhurues i transmetimeve live Facebook ka ca surpriza për ju

— Në vendet ku ju i kaloni ditët, a nuk e vendosni vëmendjen në skenariot ? A nuk e shikoni përshembull, pikturën ? ** Pikërisht në pikturë, që je njëmendtë i detyruar t’a shohësh. Eh pra, aty unë e gjej qetësinë time. Kjo është nga gjërat e rralla, për të cilën shkruaj me pasion dhe pa u ballafaqua me diçka. Unë besoj, që në pikturë nuk kam ndonjë raport taktik ose strategjik.

— Ju jeni të gatshëm, t’i shikoni të gjitha?

** Unë besoj që, po. Ka gjëra, që më fascionojnë që më kapin absolutisht ,sikurse Manet. Gjithçka e tij më mrekullon. E shemtuara përshembull. Agresiviteti i të Shëmtuares sikur në Le Balcon . Dhe më pastaj e pashpjegueshmja, sikurse ai vetë që asnjëherë nuk tha asgjë për pikturën e tij (Artin e tij). Manet në pikturë ka bërë disa gjëra; në Raport me këtë ‘’ Impresionistët ‘’ ishin absolutisht regresiv.

— Cka do të thotë për juve e Shëmtuara ? A bëhet fjalë këtu për një formë të Vulgaritetit ?

**Jo, Absolutisht jo, siç e dini ju, e shëmtuara është shumë vështire e definueshme. Mund të bëhet fjalë për shkatërrim total, për sisteme indiferente kundrejt kanuneve estetike , dhe jo vetëm në epokën e tyre. Manet ka qenë indiferent kundrejt kanuneve estetike , që aq thellë janë ankoruar në ndjeshmërinë tonë, që as vetë tashmë nuk e kuptojmë , pse e ka bërë, dhe si e ka bërë. Egziston një e Shëmtuar aq e thellë, saqë edhe sot qanë dhe bërtet zhurmshëm.

Lexo po ashtu:  A është i drejtë censurimi i shkrimtarëve rusë në Perëndim, për shkak të luftës së Putinit?

—Dhe kush nga bashkëkohorët ju intereson më shumë?

**Ata janë në thelb Piktorët Amerikan. Vitin e kaluar me paratë e vëllimit të ri të Historia e çmendurisë (‘‘Çmenduria dhe shoqëria‘‘ , frankfurt am Main 1969) i’a kam plotësuar ëndrrën vetës sime; Unë kam blerë një tobey. Dhe më pastaj kur mbërrita në shtëpi, isha i bindur, që nuk do të dal më nga shtëpia. Dhe tani egzistojnë edhe Hiperrealistat. Nuk më është bërë kurrë e qartë , çka më pëlqente te ata. Sigurisht ka qene çështje që ata luanin me ribërjën e të drejtave të imazhit. Dhe kjo pas një diskualifikimi të gjatë. Marrim shembull në paris, ku njeriu gjithnjë është vonë, pikturat e disa piktorëve pompier sikur Clovis Trouille i rikthente përsëri, isha i shtangur gjithashtu nga pasioni im për t’a shikuar, njëashtu edhe mbi dëshirën që njerzit kishin aty. Kjo ishte një kënaqesi! Energjia shpërthej trupësisht, seksualisht përtej. Në çast më kërceu jansenizmi i pabesueshem në sy, të cilën piktura me dekada e dekada na e kishte imponuar.

—Ju jeni më të hapur për Punën e Pikturës se sa për atë të Literaturës ?

**Po, shume qartë. Duhet të them,që unë shkrimin kurrë nuk e kam dashur edhe aq. Në pikturë më fascionon Materialiteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *