Këngëtarja e njohur shqiptare me fame botërore, Bebe Rexha, ka dhënë një mesazh për të gjithë njerëzit në botë, pas lajmit se një mik i saj ka humbur jetën nga koronavirusi.

Përmes këtij mesazhi, Bebe Rexha ka bërë një lutje për të gjithë që mos ta marrin si shaka virusin COVID-19 i cili ka përfshirë botën.

“Kjo nuk është një shaka. Një mik i një miku sapo vdiq nga koronavirusi në moshën 45 vjeçe. Qëndroni të sigurt në shtëpi dhe bëni detyrën tuaj. Ju lutemi”, ka shkruar Bebe duke kërkuar tutje që qeveria amerikane t’i marrë disa hapa të tjerë shtesë për të parandaluar përhapjen e virusit.

 

“Qeveria amerikane duhet të ndalojë pagesat me qira, pagesat e hipotekave dhe pagesat e shërbimeve, të paktën derisa virusi korona të jetë nën kontroll. Miliona Amerikanë janë të shqetësuar për mbajtjen e punëve të tyre dhe shtëpitë e tyre në vend që të qëndrojnë të sigurt”, shkruar Rexha.

Lexo po ashtu:  Profesioni si liri personale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *