Elvis Hoxha

E lëkundur si gjithnjë mes kryesisë së vet dhe militantëve të vet, Lidhja zgjidhet gjithnjë te Hasha dhe Kadriu. Militantët gjithnjë e mbështesin LDK-në, dhe gjithnjë me shpresën se dikur diku partia e tyre nuk do ta mbështesë më Thaçin. Por LDK-ja e ka për mission t’i zhgënjejë gjithnjë militantët e vet.

Mes kryesisë së LDK-së dhe militantëve të vet ekziston një harmoni e habitshme por e qëndrueshme. Ndërkohë elektorati po tretet.
Kundërthëniet e gjendjes:
1. Të hiqet tarifa, por të mos respektohet reciprociteti. Konstitucionalistët e LDK-së na mësojnë se si të mos jemi kushtetues.
2. Na deklarojnë se janë të terrorizuar ditë për ditë prej ambasadorit amerikan, por nuk janë të prirur nga ideja e Amerikës.
3. Na flasin për populizëm. Por nuk e dinë mjeranët se populizmi përbëhet nga disa reduktime:
• Është përdorimi i popullit si turmë. Njësoj siç e trajtojnë ata militantin dhe elektoratin e tyre duke e nxjerrë jashtë loje.
• Është reduktimi i përmasës historike në të përditshmen e mbijetesës. Që do të thotë se nisen nga ideja e Rugovës dhe përfundojnë në faktin e Hashimit. Pra në qeverisje pa kushtetim, në institucione pa shtetim, në të përditshme pa histori.
• Është reduktimi i subjektivitetit të brendshëm të një populli në turmë, dhe kjo në shërbim të një skllavi të krimeve të veta. Një popull bëhet turma skllave e një të skllavëruari prej krimit. Një popull kthehet në eksperimentin e një regjimi të shkuar. Populli nuk mund të jetë subjektivitet i një historie të ndalur.
• Eshtë reduktim i subjektivitetit politik të jashtëm të një populli. Populizmi, në arenën ndërkombëtare shpie gjithashtu në reduktimin e botës së jashtme në persona të caktuar dhe jo shtete, qoftë Mogherin apo Grenell.

Lexo po ashtu:  Talebanët që shembën Teatrin, tani do t’i paguajmë 36 milionë euro.

Regjimi i vjetër kërkon të shpëtojë nga krimi që ka kryer mbi institucionet duke kryer një krim mbi territoret. Pra, kërkon të mbulojë një krim kundër sovranitetit të institucioneve me një krim të kryer mbi sovranitetin e territoreve.

Çdo frazë që del nga frika e tyre e panegociueshme ndeshet me virtytin tonë historik dhe shtetformues. Ne si Lëvizje Vetëvendosje nuk kemi për qëllim të mbijetojmë. Ne jetojmë. Ne nuk jemi turma e një skllavi, por populli i njeriut. Ne nuk jemi territore në falje, por territori i një projekti në ardhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *