Në një video të publikuar në YouTube, arkitekti i sistemit të PlayStation 5, Mark Cerny hyri në shumë detaje specifike përgjatë 50 minutave.
Përhapja e pandemisë globale të koronavirusit ka shkaktuar kaos në mbarë botën dhe industria e teknologjisë është prekur rëndë me shtyrje të produkteve, vonesa dhe ndërprerje shërbimesh.
Për fat të mirë kemi diçka të re për të folur rreth tij. Përmes një prezantimi online, Sony na dha detajet e para teknike të konsolës së ardhshme PlayStation 5.
Çfarë dimë rreth PlayStation 5
Në një video të publikuar në YouTube, arkitekti i sistemit të PlayStation 5, Mark Cerny hyri në shumë detaje specifike përgjatë 50 minutave.
Konsola do të fuqizohet nga një procesor AMD Ryzen 2 me tetë bërthama dhe 16 procese. Vjen me 16GB RAM krahas memories 825GB SSD. Disku mund të lexojë deri në 5.5GB/s.
PlayStation 5 vjen edhe me një grafikë të dizajnuar specifikisht për të e cila ofron rezolucion 4K. Eksperienca me lojërat do të jetë më reale falë grafikave të rezolucionit të lartë.
Përveç grafikave është përmirësuar edhe sistemi audio me eksperiencën Tempest 3D AudioTech. Lajmi i mirë është se PS5 do të jetë kompatibël me të gjithë titujt e PlayStation 4.
Është një hap i madh përpara për adhuruesit e lojërave në mbarë botën. Rivali i kompanisë Microsoft gjithashtu po përgatitet për një version më të fuqishëm Xbox X. Edhe pse ishte parashikuar të debutonte në 2020, axhenda e kompanisë mund të ndryshojë në muajt në vijim.