Deri në këto momente, epidemia vdekjeprurëse Covid-19 i ka marrë jetën 8,987 personave në mbarë botën dhe ka infektuar gjithsej 220,346 njerëz.
Koronavirusi është bërë kryefjala e momentit dhe të gjithë po përpiqen të ndërgjegjësojnë njëri-tjetrin duke shpërndarë rregullat që duhet të ndiqen në këtë periudhë krize.

Mirëpo, kujt do t’i shkonte mendja se rregullat e reja i kishte vendosur më parë Dua Lipa!
Fjalët e këngës së saj “New rules” shkojnë fiks me situatën e epidemisë dhe vetë këngëtarja i ndau në llogarinë e saj në Instagram.
“Mos u shfaq.
Mos dil jashtë.
Mos fillo të shqetësohesh për mua tani.
Largohu, ti e di se si.

Mos fillo të shqetësohesh për mua tani.”- janë vargjet që po kthehen në “himnin” e Koronavirusit.

Me humor, Dua shkruan krahas postimit se nuk është ajo që i bën rregullat, por në njëfarë mënyre fjalët e saj po ndihmojnë në ndërgjegjësimin e masës.

Lexo po ashtu:  Nexhmije Pagarusha do të jetë trashëgimia më e mirë në kulturën shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *