Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka hedhur kritika ndaj akademikëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Loshi në një postim në Facebook, ka pyetur ata se pse ministri i shkarkuar Agim Veliu, kishte kërkuar që në Kosovë të shpallej gjendje e jashtëzakonshme.

Ai në këtë shkrim, e ka quajtur Veliun “ahmak” e “tromak”.

Postimi i plotë i Loshit:

Hajde ju akademikët e LDK-së. A dini me m’tregu pse ky zotëriu i juaj, Agim Veliu kërkoi që Kosova të kalojë në gjendje të jashtëzakonshme? Do me thënë ministri i punëve të brendshme po kërkonte që menaxhimi i situatës në vend të kalonte nga policia në ushtri. A ka dreq që e shpjegon se çfarë kishte ndërmend ky tromak! Nëse dikush e shpjegon arsyeshëm unë e tërheq fjalën tromak. Po nëse del se ky vërtet veproi si një tromak, pse i duhet LDK-së t’i mbështesë tromakët? Merreni me mend, një parti që vazhdimisht thirret në vlera akademike e intelektuale, nuk lejon që tromaku të shkojë atje ku e ka vendin, por çohen edhe vetë akademikët me e përkrah: “kthenani tromakun tonë aty ku ishte, ose ne e prishim koalicionin”!!!

Lexo po ashtu:  SHBA i jep Ukrainës leje për përdorimin e raketave me rreze të gjatë brenda Rusisë

Pse duhej gjendje e jashtëzakonshme? Për njëzet raste me koronavirus?! Numri i të infektuarve me koronaviruse në Kosovë nuk e ngrit shqetësimin as për gjendje emergjente. Krejt këtë situatë mund ta menaxhojë për mrekulli mjekësia kosovare. Pavarësisht se në nivel botëror përhapja e këtij virusi quhet pandemi, në nivel nacional nuk është as epidemi. Duhen 15 raste për 100 mijë banorë në kohë prej dy javësh për ta plotësuar kushtin e kualifikimit si epidemi. Kosova ka rreth dy milionë banorë dhe ka vetëm 20 raste!

Pse duhet lejuar tyrlifarë ahmaku me na udhëheq në situata emergjente. A veç pse LDK e ka krenarinë mbi qiell?! A keni ndonjë vlerë tjetër o njerëz pos krenarisë?! Se krenaria nuk është vlerë. Është stereotip që nuk prodhon asgjë të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *