Pjetri i Madh ishte perandor i Rusisë për më shumë se 40 vjet, duke filluar nga fundi i shekullit 17. Ai është i njohur për një numër gjërash, duke përfshirë udhëheqjen e një revolucioni kulturor dhe ekonomik në Rusi, që e solli atë më pranë pjesës tjetër të qytetërimit perëndimor.

Ai ishte gjithashtu tejet i dhënë pas femrave, teksa nuk duronte dot pa shtrydhur gjokset e shërbyeseve të gruas së tij, madje edhe kur kjo ishte e pranishme.

Megjithatë, ai nuk mund ta duronte kur vetë gruaja kërkoi ta imitojë pakëz… Gruaja e tij, Katerina I përfundoi duke hyrë në një marrëdhënie me Uilliam Monsin, shambellanin e saj dhe vëllai i të dashurës së parë të Pjetrit.

Kur u zbulua lidhja e fshehtë, Pjetri e akuzoi Monsin për rryshfetmarrje, duke manipuluar provat, dhe kërkoi ekzekutimin e tij. Pas varjes, Pjetri kërkoi që t’i pritej koka të cilën e ruajti në një qyp. Këtë të fundit e vendosi në dhomën e Katerinës, si një kujtesë të frikshme të tradhëtisë së tij.

Lexo po ashtu:  Ti shkruash dashurisë si Fabio Volo – pjesë nga libri “Kam një jetë që të pres”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *