Kryeministri Kurti dhe kabineti i ministrave nga LV, LDK dhe minoritetet po vazhdojnë punën me administrimin e krizës shëndetësore, në një mënyrë shembullore krahasuar me shumë vende më të zhvilluara. Por duhet më shumë vetëdije për të kufizuar virusin, më pak lëvizje jashtë shtëpisë, ruajtje e distancave dhe higjienës.

Përveç kësaj, kryeministri Kurti nisi procesin që largon barrierat tarifore me Serbinë në datën 1 prill, duke plotësuar kështu kërkesat e ShBA, dhe duke hapur rrugë për dialogun.

Po ashtu, qeveria Kurti po vendos marrëdhënie reciprociteti me Serbinë, siç e kërkon interesi i Kosovës si shtet sovran. Reciprocitet do të thotë se Kosova nuk do të vendosë asnjë barrierë të re, arbitrarisht, por do të zbatojë të njëjtat masa që i zbaton Serbia.

Kryeministri Kurti pret që LDK të dërgojë një emër për Ministrinë e Brendshme.

Kështu pra, mos mendoni se po bëhet mocioni për të administruar gjendjen me virusin, as për taksën, as për Amerikën, as për ruajtjen më mirë të Kosovës, as për mungesën e përfshirjes apo respektit për LDK-në. As për mustaqet e dikujt. Mocioni po bëhet vetëm që të mundësohet marrëveshja Thaçi-Vuçiq, siç e kanë vënë re tashmë shumë politikanë e profesorë evropianë e amerikanë.

Lexo po ashtu:  Shqipëria i del në ndihmë Kosovës/ Merr përsipër vaksinimin e të gjithë mjekëve nga Kosova

Por qeveria do të vazhdojë punën, me kujdes, pa PANik dhe pa Hashim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *