Ka reaguar sot Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndaj shpifjeve të Berat Buzhalës për kinse, siq paragjykoj ai dje, për sulmin nga “dy vagabondë të Vetëvendosjes”, shkruan MekuliPress.

“Tentim sulmi ndaj një gazetari është i papranueshëm, por edhe i dënueshëm prandaj ftoj Policinë të merret me këtë sa më parë.

Në anën tjetër akuzat e shpifjet dhe tendenca për të njollosur një subjekt politik po ashtu është e papranueshme dhe e dënueshme.

Të akuzosh dy vagabondë të “Lëvizjes” kinse kanë tentuar ta sulmojnë gazetarin Buzhala, është serioze si deklaratë ndaj një subjekti politik, por shumë lehtë edhe shpifje. Gazetari Buzhala as nuk përmendi emra të atyre dy vagabondëve dhe as emrin e asaj vajzës. Zona që ka përmendur gazetari Buzhala, është e mbuluar me kamera. I mbetet policisë që të merret me këtë.

Liria e shprehjes është e drejtë themelore në kuadër të drejtave të njeriut. Këtë s’mund ta mohoj askush dhe duhet ta ruajmë si vlerë. Ndërkaq akuza e mbrëmshme ndaj Lëvizjes ngjasonte sikur akuzat e eksponentëve të PDK para disa viteve ndaj nesh.”

Lexo po ashtu:  Bashën e Berishën i quan kufoma politike, Rama i fton demokratët t’i bashkohen për Shqipërinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *