Libri i tij i fundit, që doli në shtator në Gjermani, i kushtohet Portit të Hamburgut. Hamburgu i tij. Një qytet, që aq shumë i ngjan temperamentit fisnik të ish kancelarit të Gjermanisë, Helmut Schmidt (nga 1974 deri në 1982), i cili ndërroi jetë në moshën 96 vjeç, duke e lënë vendin jetim, pa një pikë referimi që nuk do të ketë zëvendësues. Schmidti quhej “ausser Dienst”, sepse si politikan ishte tashmë “jashtë shërbimi”, që nga vitet ’80. Por nga ky pozicion, ka vazhduar të shërbejë si yll polar në debatin publik të vendit të tij, dhe sidomos për socialdemokratët, për dekada të tëra. Madje, mund të thuhet se kjo ikonë e gjermanëve – por ai refuzonte të ishte “një shembull” – ka fituar peshë në mënyrë progresive, përtej kujtesës së veprimtarisë si kancelar, që ishte në timonin e vendit të tij në një moment të vështirë, mes efekteve të krizës së naftës dhe terrorizmit.

Edhe në moshë të thyer, dhe deri në fund, Schmidti vazhdoi të punojë shumë orë në ditë, në studion e “die Zeit”, të cilën e kishte bashkëthemeluar. Shkruante dhe fliste – intervista, mbledhje, takime, dhjetëra libra (tek i parafundit “Ajo që doja ende t’ju thoja”, kishte zbuluar edhe një tradhëti që i kish bërë të shoqes, Loku, duke marrë mbi vete shumë kritika) – pa hequr dorë asnjëherë nga një gjë: duhanpirja. I drejtohej vendit si një baba, në fakt, por arrinte t’i fitonte të gjithë për shkak të tonit miqësor, mirëkuptues, që i njihte defektet dhe virtutet e kombit, duke e paralajmëruar gjithmonë.

Lexo po ashtu:  Titaniku: Misteri i mesazhit në shishe qelqi nga Jeremia Burke

Në një libër-intervistë të realizuar me Giovanni di Lorenzon, Schmidti, që shihte tek Holokausti trashëgiminë që “peshon mbi psikikën” e gjermanëve, e kishte thënë qartë – ishte viti 2010 – se kishte frikë, se mos forca ekonomike mund të “joshte” bashkëqytetarët e tij, “që të shmangen drejt arrogancës dhe dëshirës për dominim”.

“Ajo që nuk do të doja është një Gjermani si fuqi e madhe”, kishte shkruajtur në mënyrë provokuese.

Ky socialdemokrat i krahut të moderuar, i lindur nga dy mësues në 23 dhjetor 1918 – ishte dhe një pianist i talentuar – mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore, u diplomua në Ekonomi pas luftës dhe hyri në PSD në vitin 1946.

Datagate (çështja Guillaume) që shkaktoi rënien e qeverisë së kancelarit të madh të Ostpolitikës, ishte porta hyrëse në drejtimin e vendit, për ata që, si ai, paraqisnin një linjë më të moderuar se sa progresizmi i paraardhësit. Përballë konjukturës ekonomike të vështirë, zgjedhësit largoheshin nga shtytja socialiste e Brandt dhe Schmidti adoptoi një politikë kursimi, duke ulur shpenzimet publike kundër inflacionit, duke favorizuar ekonominë private dhe ridimensionuar praninë e të ashtuquajturve Gastarbeiter.

Lexo po ashtu:  Propozimi për kufirin e çmimit të gazit rus – Ulet nafta pas lehtësimit të shqetësimeve për furnizim

Historianët flasin për atë periudhë, si një mrekulli e re ekonomike gjermane, pavarësisht rritjes së papunësisë. Udhëheqja e tij u shenjua më pas nga një seri masash shtypëse për t’iu kundërvënë Rote Armee Fraktion: krijim dosjesh, përgjime, deri në përjashtimin nga angazhimet publike për simpatizantët e të majtës ekstreme.

Suksesi i Mdel Deutschland, në shkallë ndërkombëtare, i lejoi Schmidtit që të merrte mandatin e dytë si kancelar, pavarësisht se PSD humbi disa pikë në 1976-ën. Me liberalët e Genscherit formoi qeverinë e dytë, e shenjuar nga shtimi i rrezikut terrorist. Pikërisht në ata vite ndodhi rrëmbimi i një avioni Lufthansa, vepër e terroristëve palestinezë: kërkonin lirimin e grupit Baader-Meinhof.

Skuadra antiterrorizëm shpëtoi pasagjerët dhe ekuipazhin. Por, në 1982 ekzekutivi u fut në krizë nga FDP, që duke kapur në ajër kundërshtitë e elektoratit ndaj koalicionit, mbi të gjitha për shkak të papunësisë, kaloi në një aleancë me CDU. Ishte fundi i politikës aktive dhe fillimi i një rrugëtimi të kujdesshëm “duke marrë në dorë Gjermaninë”. Gjithmonë në radhë të dytë./Ansa

Lexo po ashtu:  Kuriozitete interesante nga bota!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *