Të heshtim apo të mos heshtim, kjo është çështja shqiptare sot?

Gëzim Mekuli

Pasojat e tmershme të këtyre dy pyetjeve të mëdha, e që po i vuajnë fort jo vetëm shqiptarët, i ka argumentuar që herët nobelisti çifut, Elie Wiesel, në romanin e tij të famshëm “Nata”, shkruan e pavarura MekuliPress.

Po citojmë për besnikëri e respekt të autorit:

“Në Gjermani ata erdhën fillimisht për komunistët dhe unë nuk fola. Nuk fola, sepse unë vetë nuk isha komunist. Atëherë ata erdhën për çifutët e unë përsëri nuk fola. Nuk fola, sepse unë vetë nuk isha çifut.

Më vonë, ata erdhën për sindikalistët dhe unë përsëri nuk fola. Nuk fola, sepse unë vetë nuk isha sindikalist.

Pastaj, ata erdhën për katolikët dhe unë përsëri nuk u ndjeva. Unë nuk fola, sepse unë vetë isha protestant… “Më në fund ata erdhën për mua dhe atëherë nuk kishte mbetur askush të fliste…”.

Sot Ti nuk flet. Ai nuk flet. Ne nuk flasim. Ju nuk flisni. Ata nuk flasin.

Lexo po ashtu:  Bullgaria kundërshton ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria

Heshtim, sepse themi në vetëvete se, nuk isha unë bashkëpunëtor i serbëve! S’dua të flas, sepse nuk isha spiunë i jugosllavëve. Ne nuk flasim, sepse nuk ishim agjentë as të rusëve e as të grekërve.

Unë nuk flas sepse nuk kam votuar për asnjë parti. Ti nuk flet sepse nuk je me PDK-në. Ata nuk flasin, sepse nuk janë me Vetëvendosjen! Ne nuk flasim, sepse nuk jemi me AAK-në!
Ata erdhën, hajnisht! Ne e mbyllëm gojën. Nuk pamë! S’deshtëm me pa! Biles edhe u bashkuam me ta, duke i madhëruar e duke shkruar për ta! Edhe libra! Edhe filma!

Unë nuk fola! Ti heshte! Ata e qepën! Ne u poshtëruam!

Sot, jo nesër, por sot, fol, reago, shkruaj, debato, revoltohu, tranohu bre, bërtitë e mos përto!

Kujto fjalët e Elie Wiesel: “Më në fund ata erdhën për mua dhe atëherë nuk kishte mbetur askush të fliste…”

Gëzim © MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *