Çfarë do të thotë të jesh njeri? Një pyetje kaq themelore për ekzistencën tonë.

Kjo pyetje ka tendencë të ju lindë përballë një dileme morale ose krize ekzistenciale, ose kur përpiqeni të gjeni veten.

Për më tepër, ajo zakonisht ndiqet nga më shumë pyetje:

Çfarë na dallon nga speciet e tjera? Çfarë është ajo që na shtyn të bëjmë atë që bëjmë? Çfarë na bën unikë?

Përgjigjet nuk janë kurrë të thjeshta. Edhe në këtë epokë të modernitetit dhe lirisë intelektuale, ne mund të mos jemi afër ndonjë përgjigje konkrete. Për shekuj me radhë, filozofët e botës e kanë bërë punën e tyre për t’i gjetur këto përgjigje.

Sidoqoftë, përgjigjet mbeten po aq të ndryshme dhe jo gjithëpërfshirëse si gjithmonë.

Çfarë do të thotë me të vërtetë të jesh njeri?

Lexoni më poshtë për të zbuluar se si 7 nga filozofët më të famshëm në botë i përgjigjen kësaj pyetjeje.

Karl Marksi

“Nëse një qenie njerëzore është një krijesë shoqërore, atëherë ajo mund të zhvillohet vetëm në shoqëri.”

Karl Marx është i njohur për shkrimin e Manifestit Komunist së bashku me filozofin dhe shkencëtarin shoqëror Friedrich Engels. Ai ishte ndër avokatët kryesorë të komunizmit në Evropën e shekullit XIX.

Edhe pse ai është i famshëm për socializmin e tij, ai mbetet një nga mendimtarët më të shquar filozofikë modernë. Përveç ndezjes së një grupi të gjerë lëvizjesh sociale gjatë kohës së tij, ai ka arritur të formojë pamjen e botës mbi kapitalizmin, politikën, ekonominë, sociologjinë – dhe po, madje edhe filozofinë.

Cilat janë pikëpamjet e tij për natyrën njerëzore?

“E gjithë historia nuk është gjë tjetër veçse një transformim i vazhdueshëm i natyrës njerëzore.”

Marksi besonte se natyra njerëzore është formuar jashtëzakonisht shumë nga historia jonë. Ai besonte se mënyra se si ne i shohim gjërat – morali, ndërtimi shoqëror, kanë nevojë për përmbushje – është historikisht e kushtëzuar në të njëjtën mënyrë si shoqëria jonë.

Sigurisht, teoria e tij mbi natyrën njerëzore sugjeron gjithashtu se përparimi i njerëzimit pengohet nga kapitalizmi, veçanërisht në lidhje me punën. Për sa kohë që ne objektivizojmë idetë tona dhe plotësojmë nevojat tona, puna do të shprehë natyrën tonë njerëzore dhe do ta ndryshojë atë gjithashtu.

David Hume

“Gjithçka që i përket kuptueshmërisë njerëzore, në këtë injorancë dhe errësim të thellë, duhet të jetë skeptike, ose të paktën e kujdesshme; dhe të mos pranohet asnjë hipotezë, çfarëdo qoftë ajo, e aq më pak nga ato që nuk mbështeten nga asnjë shfaqje e propabilitetit. “

David Hume ishte një empirist. Ai besonte se të gjitha idetë njerëzore kanë rrënjë nga përshtypjet kuptimore. Kjo do të thotë që edhe nëse e imagjinojmë një krijesë që nuk ekziston, imagjinata juaj për të ende përbëhet nga gjëra që i keni ndjerë në botën e vërtetë.

Lexo po ashtu:  Dhjetë zakone të dëmshme, nga të cilat nuk mund të heqim dorë

Pse është e rëndësishme kjo për të qenurit njerëzor?

Sipas Hume, për të rregulluar këto përshtypje, ne përdorim procese të ndryshme mendore që janë në thelb pjesë e të qenurit njerëzor. Këto janë ngjashmëria, vazhdimësia në kohë ose vend, dhe shkake dhe pasoja.

“Është e dukshme që të gjitha shkencat kanë një lidhje, pak a shumë, me natyrën njerëzore … madje edhe Matematika, Filozofia Natyrore dhe Feja Natyrore, në njëfarë mase varen nga shkenca e Njeriut. “

Hume më tej beson se perceptimi ynë për të vërtetën, i secilit nga ne, pavarësisht sa i ndryshëm është, ai ekziston. Kur njerëzit e kërkojnë të vërtetën, ata vijnë në momente kur e kuptojnë atë. Momentet e vogla të të kuptuarit çojnë në ndjenjën e lumturisë së përmbushjes. Momentet e mëdha të të kuptuarit, nga ana tjetër, janë vërtet ato që na bëjnë njerëz.

Për Hume-in, kur ne i provojmë këto përvoja të rëndësishme ndryshuese të vetëdijes, më në fund mund të themi, me siguri, se kjo është ajo që do të thotë të jesh njeri.

Ludwig Wittgenstein

“Kufijtë e gjuhës sime nënkuptojnë kufijtë e botës time.”

Nuk ka, ndoshta, asnjë filozof tjetër modern, që është aq thellësisht enigmatik sa Ludwig Wittgenstein. Filozofia e tij mund të lihet anash, por prapë ai do të ju duket autoritar dhe i tubullt.

Filozofia e tij për njerëzimin mund të interpretohet në shumë mënyra. Por thelbi është përsëri bindës. Le të gërmojm në atë që ai e ka thënë në libri i tij i vetëm të parë dhe të vetëm “Traktati Logjiko – Filozofik” (1921.)

Ajo çfarë do të thotë të jesh njerëzor, për Wittgenstein, është aftësia jonë për të menduar me vetëdije. Ne jemi folës aktivë, të mishëruar. Para se të komunikojmë, së pari duhet të kemi diçka për të komunikuar. Ne duhet të krijojmë dhe të dallojmë mendimet e vërteta dhe të rreme për botën përreth nesh, të jemi në gjendje të mendojmë për gjëra – kombinime të gjërave.

Këto ndërthurje të ndërgjegjshme të mendimeve janë ato që Ëittgenstein i quan “gjendje pune”.

Prandaj:

“Bota është tërësia e fakteve, jo e gjërave”

Friedrich Nietzsche

“Ora e jetës. Jeta përbëhet nga momente të rralla, të izoluara me domethënie të madhe, dhe nga intervalet e shumta, gjatë të cilave, në rastin më të mirë, silueta e atyre momenteve rri pezull mbi ne. Dashuria, pranvera, secila melodi e bukur, malet, hëna, deti – të gjitha këto i flasin plotësisht zemrës, por vetëm një herë, nëse në të vërtetë ndonjëherë e fitojnë plotësisht një mundësi për të folur. Sepse shumë burra nuk i kanë këto momente fare dhe atë vetë janë intervale dhe ndërpreje në simfoninë e jetës reale. “

Lexo po ashtu:  Freud: “Përse njerëzve u rri mendje vetëm tek seksi?”

Friedrich Nietzsche – një tjetër filozof revolucionar. Ai është më shumë i njohur me librin e tij “Njerëzor, tepër njerëzorë: Një Libër për shpirtrat e Lirë.”

Midis filozofëve të tjerë që shkruajnë ideologji të palexueshme dhe të paqarta, Niçe është më i mprehti, më elokuenti dhe brutalisht më i sinqerti. Dhe madje është edhe poetik. Ai është një filozof që shqyrton natyrën njerëzore, ndërsa ofron këshilla konkrete se si të merremi me të.

Çfarë mendon ai për njerëzimin dhe çfarë do të thotë ajo?

“Avantazhet e vëzhgimit psikologjik. Ky meditim për gjërat njerëzore, krejt njerëzore (ose siç shprehet fraza e mësuar, “vëzhgim psikologjik”) është një nga mjetet me të cilat njeriu mund të lehtësojë barrën e jetës; që duke e ushtruar këtë art, mund të sigurohet prania e mendjes në situata të vështira dhe argëtuese mes një rrethine të mërzitshme; në të vërtetë, që nga fazat më të këqija dhe jo të lumtur të jetës së tij njeriu mund të heqë maksimumet dhe të ndjehet pak më mirë në këtë mënyrë. “

Për Nietzschen, vetëdija jonë i jep kuptim njerëzimit. Ne jemi të aftë për ato që ai i quan vëzhgime psikologjike, aftësinë për t’i parë gjërat nga një këndvështrim analitik. Me këtë, ne si njerëz mund të kontrollojmë narracionin e ekzistencës sonë.

Platoni

“Sepse e gjithë e mira dhe e keqja, pavarësisht nëse janë në trup apo natyrën njerëzore, origjinën e kanë në shpirt, dhe derdhen që andej, sikur prej kokës në sy.”

Ju nuk keni menduar me të vërtetë se do ta tejkalojm Platonin në këtë listë? Në fund të fundit, ekziston Teoria e tij e natyrës njerëzore.

Platoni besonte në shpirtra.

Ai besonte se njerëzit kanë një mendje (shpirt) jomaterial dhe trup material. Se shpirtrat tanë ekzistojnë para lindjes dhe pas vdekjes. Dhe është përbëhen nga 1. Arsyeja; 2. Oreksi (nxitje fizike); dhe vullneti (emocionet, pasioni, fryma.)

Për Platonin, shpirti është burimi për gjithçka që ndiejmë – dashuri, ankth, zemërim, ambicie, frikë. Dhe shumica e konfliktit tonë mendor si njerëz, shkaktohet nga këto aspekte që nuk janë në harmoni.

“Njeriu – një qenie në kërkim të kuptimit.”

Platoni gjithashtu besonte se natyra e njeriut është sociale. Në thelb, ne nuk jemi të mjaftueshëm. Ne kemi nevojë për të tjerët. Ne nxjerrim kënaqësi nga bashkëveprimet tona shoqërore. Në të vërtetë, ne nxjerrim kuptim nga marrëdhëniet tona.

Immanuel Kant

“Intuita dhe konceptet i përbëjnë … elementet e të gjithë njohurive tona, në mënyrë që as konceptet pa një intuitë që në ndonjë mënyrë korrespondojnë me to, as intuita pa koncepte, nuk mund të japin njohuri.”

Lexo po ashtu:  E vërtetuar shkencërisht: GRATË janë më të zgjuara se meshkujt, ndaj duhet të flenë më gjatë

Immanuel Kant vlerësohet gjerësisht si një nga filozofët perëndimor më me ndikim të të gjitha kohërave. Ideologjitë e tij kishin të bënin me fenë, politikën dhe paqen e përjetshme. Por më e rëndësishmja, ai ishte një filozof i autonomisë njerëzore.

Kanti besonte se si njerëz, ne jemi të përcaktuar dhe të aftë për njohuri, dhe aftësi për të vepruar sipas saj, pa u varur nga askush tjetër, madje as nga feja ose ndonjë ndërhyrje hyjnore.

Perceptimi i njohurive të njerëzve, sipas tij, janë “gjendje shqisore të shkaktuara nga objekte fizike dhe ngjarje jashtë mendjes, dhe aktiviteti i mendjes në organizimin e këtyre të dhënave sipas koncepteve …”

Prandaj, Kanti beson se bashkëveprojmë me botën bazuar në perceptimin tonë për të. Ne jemi njerëzorë për shkakun tonë. Ashtu si speciet e tjera, ne bëjmë gjëra, ne veprojmë. Por ndryshe nga ata, ne japim arsye për veprimet tona. Dhe kjo, për Kantin, është në thelb ajo që do të thotë të jesh njerëzor.

“E gjithë njohuria jonë fillon me shqisat, vazhdon pastaj tek kuptueshmëria dhe përfundon me arsyen. Nuk ka asgjë më të lartë se arsyeja “.

Thomas Aquinas

“Ne nuk mund të kemi të gjithë njohurin e plotë përmenjëherë. Ne duhet të fillojmë duke besuar; atëherë më pas mund të jemi të drejtuar për të zotëruar provat për veten tonë. “

Ashtu si Platoni, Thomas Aquinas ishte një dualist, i cili besonte se qeniet njerëzore kanë një trup dhe një shpirt.

Por ndryshe nga Kanti që besoi se është intelekti ynë ai që na jep kuptim, Akuina besoi të kundërtën. Për të, ne thithim njohuritë përmes shqisave tona, dhe intelekti pastaj e përpunon atë më vonë dhe më gradualisht, përmes përvojave tona njerëzore.

Aquinas besonte se ne jemi qeniet e vetme në ekzistencë, që mund të perceptojnë si materien ashtu edhe shpirtin. Ne nuk ekzistojmë thjesht në këtë botë – ne mund ta interpretojmë, shqyrtojmë, marrim kuptimin prej saj dhe të marrim vendime në lidhje me të. Është intelekti ynë ai që na kalon nga thjesht ekzistues, në të veprues me liri dhe me imagjinatë të pakufishme.

Çfarë mendoni ju?

Ju nuk duhet të jeni filozof për të arritur në përfundimet tuaja. Për ju, çfarë do të thotë të jesh njeri? A është dhembshuria, empatia, logjika, vetëdija jonë?

Në këtë botë të teknologjisë, mediave sociale dhe zbulimeve të përparuara shkencore, është e rëndësishme të vazhdoni të bëni këtë pyetje thelbësore. Mos lejoni që të gjithë zhurmat t’ju largojnë nga reflektimi – pse ekzistojmë? Çfarë do të thotë e gjithë kjo? Çfarë mund të sjellim në këtë ekzistencë të mrekullueshme?/filozofia.al

Autore: Genefe Navillon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *