Solomoni është mbreti më i pasur që ka egzistuar ndonjëherë në historinë e njerëzimit.

Pasuritë e njerëzve më të pasur të kohëve të sotme nuk mund të krahasohen me ato të mbretit Solomon.

Por përveç pasurisë së tij, Solomoni njihet gjithashtu edhe për mençurinë dhe zgjuarsinë e tij.

Ju sjellim një nga historitë më prekëse të fillimit të mbretërimit të tij.

Solomoni e donte Zotin dhe respektonte të gjitha statutet dhe ligjet e tij.

Pasi Davidi, ati i tij mbret, e caktoi atë pasardhës të tij, Zoti iu shfaq në ëndërr Solomonit dhe e pyeti:

“ Kërko ç’të duash dhe unë do të ta jap”.

Solomoni u përgjigj:

“ Jepi shërbëtorit tënd një zemër të zgjuar, në mënyrë që të administrojë drejtësinë për popullin tënd dhe të dallojë të mirën nga e keqja. Kush në fakt mund të drejtojë popullin tënd? ”

Zotit i pëlqeu kërkesa e bërë nga Solomoni dhe i tha:

“Meqenëse kërkove këtë dhe nuk kërkove për vete as jetë të gjatë, as pasuri, as vdekjen e armiqve të tu, por ke kërkuar për të kuptuar atë që është e drejtë, ja unë po bëj atë që ti ke kërkuar.

Lexo po ashtu:  Ke dashuruar ndonjëherë dikë që nuk të donte? Ja se si mund t’ia dalësh mbanë në këto raste

Po të jap një zemër të urtë dhe të zgjuar, sa nuk ka pasur asnjeri para teje e nuk do të dalë asnjeri tjetër mbas teje.

Po të jap edhe atë që nuk ke kërkuar: pasuri dhe lavdi, kështu që midis mbretërve nuk do të ketë asnjë si ti “.

Të nesërmen dy prostituta u paraqitën përpara tij.

Njëra nga gratë tha:

“ O imzot, kjo grua dhe unë banojmë nën të njëjtën çati.

Unë linda një djalë dhe pas tre ditësh lindi dhe ajo një djalë.

Djali i saj vdiq, sepse ajo kishte rënë natën në shtrat sipër tij.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Atëherë ajo u ngrit në mes të natës, mori djalin tim nga krahu im ndërsa po flija, dhe e vuri mbi gjirin e saj, dhe mbi gjirin tim vuri djalin e saj të vdekur.

Kur në mëngjes u ngrita për t’i dhënë gji djalit tim, pashë që kishte vdekur, por e kqyra me kujdes, dhe vura re që nuk ishte djali që kisha lindur unë“.

Lexo po ashtu:  Rrëfimi prekës i fëmiut që shkeli në minë, humbi këmbën dhe dorën kur ishte vetëm 12-vjeçar

Atëherë gruaja tjetër tha:

“ Nuk është e vërtetë, djali im është ai që jeton ndërsa i yti ka ndërruar jetë”.

Por gruaja e parë nguli këmbë:

“ Nuk është e vërtetë, yt bir është ai që nuk jeton më dhe i imi është ai që është gjallë “.

Kështu dy gratë vashduan të ziheshin para mbretit Solomon dhe të tjerëve.

Mbreti tha:

“ Njëra thotë ai i gjalli është djali im dhe ai që nuk jeton është i yti dhe tjetra thotë nuk është e vërtetë, ai që nuk jeton është djali yt dhe ai i gjalli është i imi “.

Atëherë mbreti Solomon urdhëroi:

“ Më sillni një shpatë! “

Kështu rojet sollën një shpatë.

Pastaj mbreti urdhëroi:

“ Ndajeni fëmijën e gjallë në dy pjesë dhe jepini gjysmën njërës dhe gjysmën tjetrës “.

Atëherë gruaja e fëmijës së gjallë, që e donte shumë fëmijën e saj, i tha mbretit:

“ Imzot jepjani asaj fëmijën, por të lutem mos e vrisni atë “.

Tjetra përkundrazi thoshte:

Lexo po ashtu:  Komuna që nuk të lejon të vdesësh të shtunën dhe te dielën

“ Të mos jetë as imi, as yti, por ndajeni! “

Atëherë mbreti u përgjigj duke thënë:

“ Jepjani të parës fëmijën, sepse ai është fëmija i saj “

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *