Kronikë e një konference të paralajmëruar

Elvis Hoxha

Është i madh! Nuk ka ç’të deklarojë, por ja që me përsëritje dhe me fraza konfuze ia arriti të mbushë 10 minuta. Mban shumë letra, mezi lexon, nuk e marrë vesh se ç’thotë. Kuptova që po ankimonte një veprim. Kësaj here nuk bëri thirrje për mosbindje në kushtet e emergjencës shëndetësore. Pra e kuptoi se bëri gabim nga nervi që e pati rrokur natën.

Tha se do ta dërgonte çështjen në Kushtetuese, por edhe bëri interpretimin dhe gjykimin: Në cilësinë e presidentit po e drejtoj në kushtetuese” ..“po është e njohur faktikisht se (të drejtat e njeriut) janë shkelur nga qeveria e Republikës së Kosovës”. Pra edhe do ta dërgojë çështjen në Gjykatë, por edhe po e jep gjykimin. Nuk besoj se këtë ia kanë thënë këshilltarët e vet ligjorë. E ka shtuar pa dashur, nga nervi i mëngjesit.
Pastaj ia nisi t’i kalonte morinë e letrave format A4 që kishte në dorë. Nuk e di pse i duheshin aq shumë letra për 10 minuta deklaratë. Por kjo ishte mënyra e vetme që të thoshte se janë shkelur neni 1, 2,3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, etj., të Kushtetutës.Dhe e zgjati edhe nja tri minuta të tjera konferencën.

Lexo po ashtu:  Bojkotoni mallrat e Serbisë


Meqë nuk kishte ç’të thoshte, aty nga mesi, nisi e foli për konventat më të mira botërore, as këtë nuk e kuptova se ç’hynte në konferencë. Po gjykonte cilësinë e konventave! Paska kërkuar që “në të ardhmen e afërt, pasiqë situata veç është bërë emergjente” edhe këtë nuk e kuptova sepse e la fjalinë në mes. “Për masë të përkohshme nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës”, as këtë nuk e kuptova. Fjalia u mbyll me një pjesë. Nuk e mora vesh se për çfarë ishte masa e përkohshme.
Pjesa e dytë krejt korrekte. Bëri thirrje si një burrë i vërtetë shteti që të ruajmë disiplinën në emër të shëndetit publik dhe të respektojmë rregullat e paracaktuar nga Instituti i Shëndetit publik.


Meqë një ditë më parë thirri për mosbindje civile, sot thirri disa herë që njerëzit të rrinin në shtëpi.


Dhe aty mbërrin pjesa e katërt, aty ku na fut të gjithëve në një thes si dëshmitarë. Qeveria ka krijuar panik, tha, por pastaj shtoi se kjo tollovi ka sjellë “një rrezik permanent për shpërhapjen masive të virusit”. E tha fjalën frikë 6 herë, fjalën tollovi tri herë, fjalën panik 4 herë. Fjalën agjendë politike e tha 8 herë. Bravo: Shumë i qartë është simboli i unitetit të popullit. Gazetarëve nuk iu përgjigjet se ka frikë mos ngatërrohet më shumë. Por ama përpjekjen e bëri që të shpërndante panik. Konfuz, por përpjekjen e bëri ama. Ndoshta nga mbasditja bën ndonjë konferencë tjetër me shpresën se kësaj here do të jetë më burrë shteti se tani.

Lexo po ashtu:  Byroja politike e Brukselit, një krahasim që poshtëron BE-në

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *