Rashit Gashi ka dalur para hyrjes së Kuvendit të Kosovës për të protestuar kundër zhvillimeve politike në këtë kohë krize shëndetësore.

Ai ka thënë se ka shprehur pakënaqësinë para Kuvendit, duke thënë se pandemia është më e rrezikshme.

“Unë, sapo e kryeva një obligim qytetar! Shpreha paknaqësin time përmes kësaj parulle të cilën e vendosa pran Kuvendit. PANDEMIA më e rrezikshme në Kosovë është POLITIKA. TURP”, ka shkruar ai.

Mirëpo, me këtë veprim ai ka rrezikuar të dënohet, meqë ka shpërfillur vendimin e Qeverisë së Kosovës për moslëvizje, e cila gjë dënohet nga 1 mijë deri në 2 mijë euro.

Sidoqoftë, edhe mbrëmë u protestua nga ballkonet me tenxhere lidhur me situatën politike në vend.

Lexo po ashtu:  “Nëse mendon se askujt nuk i intereson nëse je gjallë, provo të mos paguash dy muaj fatura”. - Shprehjet për paranë nga politikanë, filozofë, aktore e milionerë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *