Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes vetëvendosje, Rexhep Selimi, në fjalën e tij në seancën për mosbesim deklaroi se sot kundërshtarët politikë të tyre kanë bërë aleat me virusin COVID-19 për të luftuar Qeverinë e Kosovës.

Selimi tha se LDK bashkë me aleatët e vjetër po kërkojnë mocion mosbesimi në kohën më të vështirë për Kosovën kur qeveria po përballet me epideminë, së bashku me të gjitha kapacitetet me mjekët e policët.

Duke iu drejtuar LDK-së dhe deputetëve nënshkrues për thirrjen e seancës, Selimi tha se të njëjtit edhe mund të braktisin interesin e qytetarëve, edhe mund të shtyjnë përpara projektin e Thaçit dhe Vuçiqit për marrëveshjen e dëmshme për Kosovën, por kurrë nuk mund të mposhtin Vetëvendosjen.

Selimi: Do të takohemi sërish në rrafshin politike e elektoral

“Natyrisht, do të t akohemi prapë me njëri-tjetrin dhe në rrafshin politik dhe atë elektoral. E kur të takohemi në zgjedhje, thirrni Thaçin e Vuçiqin t’ua bëjë votat për zgjedhjet e ardhshme sepse pavarësisht që këtu u mundua sponsorizuesi të na nxjerrë ne në luftë për protagonizëm mes kryeministrit dhe presidentit, kjo natyrisht që nuk qëndron përderisa kryeministri po vazhdon të jetë në anën e interesit të qyfterëve, në mbrojtje të shëndetit të tyre, presidenti po vazhdon aleancën me ju për ta rrëzuar aleatin kryesor të qytetarëve në këtë rast Qeverinë e Kosovës”, deklaroi Selimi.

Lexo po ashtu:  Energji bërthamore për të furnizuar AI, Google nënshkruan marrëveshjen e parë

Selimi theksoi se sanksionet e pretenduara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën thjesht janë një trillim nëse nuk do të ishin një dëshirë e LDK-së në kohën e Qeverisë Kurti.

Madje, ai shtoi se kjo seancë është thirrur për të shkuar drejt një marrëveshje shumë të keqe që po e pret Kosovën

Selimi: Seanca u thirr për të shkuar drejt një marrëveshje të keqe me Serbinë

“Nuk është aspak e vërtetë që arsyeja kryesore e thirrjes së kësaj seance është shkarkimi i njërit nga ministrat, madje nuk është aspak e vërtetë që kjo seancë është thirrur as për ta hequr tarifën ndaj Serbisë. Kjo seancë është thirrur për të shkuar drejt një marrëveshje shumë të keqe që po e pret Kosovën, e kjo marrëveshje as nuk të pranohej, as nuk do të lejohej nga Qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Selimi.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka ndarë mendjen dhe më mirë të tradhtohet sesa preferojnë të ruajnë interesin e vendit.

Selimi: Më mirë të tradhtuar se të tradhtojmë

Lexo po ashtu:  Zbulohet një tjetër varr masiv në Bucha, zbardhen detaje tronditëse

“Ne e kemi ndarë mendjen, më mirë të tradhtuar se të tradhtojmë. Më mirë të mashtruar se sa të mashtrojmë. Më mirë me Kosovën sesa në koalici on me ju. Shihemi përballje të tjera”, përfundoi Selimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *