Përdoruesit duhet të shmangin përdorimin e mikrovalës në të njëjtën kohë që janë duke përdorur wi-fi të tyre, për të ndihmuar në përmirësimin e shpejtësisë së internetit. Kjo për shkak se miliona njerëz janë duke punuar nga distanca dhe duke u mbështetur në shërbimet e transmetimit për shkak të masave të ndërmarra nga qeveritë në kuadër të përhapjes së koronavirusit.

Ndër këshillat e tjera, për të pasur një internet sa më të shpejtë, sipas specialistëve, thuhet se modemi i internetit nuk duhet të qëndrojë asnjëherë në dysheme, por në ndonjë raft ose tryezë.

Kur është e mundur, mundohuni të mos përdorni një tel shtesë të telefonit, sepse këto mund të shkaktojnë ndërhyrje që mund të ulë shpejtësinë tuaj. Gjithashtu, sugjerohet shkëputja e të gjitha pajisjve që nuk janë në përdorim, të tilla si tablet ose televizor, të cilat mund të lidhen me wifi.

Platformat streaming që përfshijnë Facebook, Netflix, Disney, dhe YouTube kanë ulur tashmë cilësinë e videove në një përpjekje për të lehtësuar shërbimin e internetit kundrejt përdoruesve.

Lexo po ashtu:  Këto ushqime parandalojnë aromën e pakëndshme të trupit

E.Z/SCAN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *