Disa thonë: “Albini s’po di të bëjë kompromis, e hoqi Agim Veliun, nuk i hoqi tarifat pa reciprocitet siç tha Grenelli” e kështu me radhë.

Kompromisi është i domosdoshëm për mbijetesë politike, thonë ata.

Vërtet, kompromisi është pjesë e domosdoshme e politikës (poli – shumë), dhe në shumësi për të lëvizur duhet vazhdimisht të merresh vesh, të përcaktohesh për mesataren, për emëruesin më të vogël të përbashkët, etj. Pa kompromis, pa lëshuar pe, nuk mbijeton.

Por nëse për gjithçka kërkon/jep kompromis, atëherë nuk jeton dot. Nëse lëshon pe për gjithçka ti je qenie pa vullnet vetjak, ti nuk ekziston.

Edhe partizanët më të mëdhenj të kompromisit te ne, nuk do bënin kompromis gjithmonë, nuk do të lëshonin pe për gjithçka.

Psh. nuk lëshohet pe tek kahja pro-amerikane e shqiptarëve. Edhe po të kërkohej me këmbëngulje një kompromis me njerëz që janë kundër kahjes pro-amerikane, gati të gjithë pajtohemi se nuk duhej dhënë ai kompromis.

Albin Kurti dhe Vetëvendosje! po ashtu mendon se nuk duhet të lëshohet pe:

Lexo po ashtu:  Rama reagon me gjuhë të ashpër: Kush kundërshton zgjerimin e Greqisë, është llumi i shqiptarisë!

1 – Për ruajtjen e integritetit territorial të vendit.
2 – Për sovranitetin e vendit.
3 – Për luftën kundër korrupsionit.

Deklarata e diplomatëve Grenell, Kosnett e Palmer e përmban një qëndrim me interes. Ata thonë se ShBA do ta mbështesë Kosovën dhe ÇDO qeveri të dalë nga procese kushtetuese. Kaq sa për ata që trumpetojnë se ShBA nuk do ta mbështesë Kosovën e qeverisur nga Kurti (flet vetë fakti se, të nesërmen e mocionit ambasadori Kosnett shkoi të takojë në MPB Xhelal Sveçlën, pra një “puro VV”, për t’i ofruar bashkëpunim e jo dikë “të moderuar”). Deklarata se ShBA do të mbështesin çdo qeveri të dalë nga procese kushtetuese është deklarata më anti-Hashim dhe më pro-Vetëvendosje që mund të lëshonin, kur dihet se proceset kushtetuese që krijojnë qeveri janë zgjedhjet e reja, ose rimandatimi i Vetëvendosjes.

Mocioni erdhi nga brenda, jo nga jashtë vendit. Paniku nga virusi korona nuk është asgjë krahasuar me panikun e atyre që rrezikojnë të humbin ato qindra milionë euro që ia kanë vjedhur Kosovës deri sot.

Lexo po ashtu:  Haxhiu: Edhe pse kanë kaluar katër vite, ende nuk ka drejtësi për Astritin

E marrëveshja e Hashimit me Vuçiqin – për të cilin ata të dy kanë folur publikisht në forume ndërkombëtare, duke shkaktuar reagimet kundërshtuese të qeverive evropiane, e të cilën Palmer në shkurt të këtij viti nuk pranoi ta mohonte që ekziston – tashmë është bërë aq e papranueshme, sa që do t’u mbetet aty ku e kanë fshehur.

Kosova është ndër vendet më të suksesshme në administrimin e krizës me virusin, falë qeverisë Kurti e punës së shkëlqyer të ministrit Vitia. Gjithashtu, për herë të parë qytetarët panë një qeveri që nuk bën kompromis në luftën kundër korrupsionit, një qeveri që angazhon ekspertë pa ua parë anëtarësimin partiak.

Shpejt vijnë zgjedhjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *