Shqetësimi dhe zemërimi ju lëndojnë pa e kuptuar. Lëndohemi si shpirtërisht dhe fizikisht. “Zemërimi është një emocion i fuqishëm dhe helmues – thotë Ryūnosuke Koike, murg budist në shkollën e Jodo Shinshu.

Duke ofruar një iluzion të forcës, ai ushtron mbi shpirtin një stimul shumë më të lartë dhe të fortë të ndjenjës së përmbushjes.

Por, sa më shumë që e përdorim, aq më shumë energjia e tij rritet, duke na tërhequr në një spirale negativiteti: trupi lëshon substanca të pakëndshme që përfundojnë duke dëmtuar atë vetë, dhe shpirti nuk ndjen më gëzim, në asnjë situatë”.

Kreu i tempullit Tsukuyomiji është një autor librash shumë të shitur, me një milionë kopje vetëm në Japoni: ai ka një qasje të thjeshtë për të shpjeguar se si të shërohemi nga sëmundjet tona perëndimore.

Në “Manuali i një murgu budist, për të braktisur zemërimin”, Koike na mëson parimet, rregullat që mund t’i imponojmë vetes, për t’u kontrolluar. “Nëse do i linim fushë të hapur mendjes sonë – shpjegon ai – dëshira dhe zemërimi do të lulëzonin njëra pas tjetrës.

Lexo po ashtu:  A është fundi i akullnajës më të madhe në botë? Nëse po, i gjithë planeti mund të preket!

Megjithatë, ajo që mund të pengojë këtë fluks të dëmshëm janë urdhërimet”. Ne po botojmë rregullat që duhen ndjekur për t’u mbushur me energji pozitive dhe për të frenuar zemërimin. Në jetën reale, por edhe në atë virtuale, sociale.

Përmbahuni nga dëshira

Nëse e lëmë forcën tërheqëse të dëshirës, ne ngurtësohemi dhe dëshira për të vepruar ndenjet. Është e domosdoshme të jesh i arsyeshëm dhe të përpiqesh të kontrollosh rregullisht mendjen, në mënyrë që ajo të mos pushtohet nga kjo forcë.

Përmbahuni nga zemërimi

Nëse e lejojmë forcën e dëshpëruar të dëshirës, mendja jonë braktiset në veten e saj dhe trupi përhap toksina, duke tërhequr pakënaqësi të të gjitha llojeve. Mund të thuhet se zemërimi është një nga instinktet e para iluzive, që nxitet me shumë kujdes nga shpirti i vet.

Përmbahuni nga dyshimi dhe dalloni të vërtetën

Nëse shfaqet forca centrifugale e dyshimit, mendja shkëputet nga momenti i tanishëm dhe vërtitet sa andej këndej, duke u bërë një zjarr bubulak zemërimi dhe dëshire. Për të kapur momentin kur kjo energji shfaqet, nevojitet një përqendrim i përpiktë, por nëse e vëmë re dhe arrijmë ta bllokojmë, ne do të zhvillojmë një qetësi dhe qartësi të fortë.

Lexo po ashtu:  “Edhe unë kam ndjenja. Mos kini frikë prej meje. Mos më shihni ndryshe”

Mos gënjeni

Pothuajse me siguri, gënjeshtrat thuhen që të merrni atë që dëshironi, dhe kur e bëni këtë, ju aktivizoni energjinë e dëshirës dhe e rrisni atë. Kur thuhen gjëra të rreme, informacionet në mendjen tonë depozitohen në mënyrë të çrregullt dhe mendja bie në një gjendje konfuzioni.

Gjithashtu, pasi të keni thënë një gënjeshtër, do të duhet të shtoni gënjeshtra të mëtejshme në mënyrë që të mos zbuloheni, kështu që herë pas here, ajo që bie ndesh me të vërtetën, do të mbetet e shtypur në pavetëdijen tonë. Dhe mendja do të ngatërrohet gjithnjë e më shumë.

Mos kritikoni

Kur kritikojmë, nxisim instinktin e gënjeshtërt të lidhjes me pikëpamjet tona që kanë të bëjnë me shikimin, dhe rritet energjia e dëshirës për egocentrizëm. Dhe duke qenë se kësaj i shtohen edhe qëllimet agresive të bashkëbiseduesit, do të rritet gjithashtu energjia e zemërimit.

Nëse doni të ushtroni ndikim mbi tjetrin, në vend që të kritikoni, është më e mençur të kuptoni se cila është dëshira e bashkëbiseduesit tuaj, dhe të propozoni zgjidhje të përshtatshme për të.

Lexo po ashtu:  "Me një gënjeshtër, njeriu e asgjëson dinjitetin e tij si njeri" - Fjalët e menqura të Immanuel Kantit

Mos shpifni

Kur shpifni për dikë që nuk është i pranishëm, nervozohemi për shkak të energjisë së zemërimit. Në vend të zvogëlimit të stresit, ne synojmë të rrisim tensionin e fjetur. Jo vetëm kaq: nëse personi tjetër është i pranishëm, duhet të themi me forcë gjëra krejt të ndryshme,  dhe duke marrë parasysh mënyrën se si mendja e trajton informacionin, kjo çon në rritjen e energjisë së dyshimit të shkaktuar nga konfuzioni i zinxhirit informativ.

Mos bëni thashetheme

Thashethemet e kota – mbi të gjitha kur bëhet fjalë për të përfituar – mund të jenë argëtuese për ata që i bëjnë, por shpesh janë të dëmshme për ata që i dëgjonë. T’i thuash një gënjeshtër dikujt, dëmton veten; por edhe të thuash të vërtetën, cilado qoftë ajo, nuk sjell domosdoshmërisht një avantazh. Kur humbasim në thashetheme të kota, ulim vetëkontrollin dhe rrisim energjinë e dyshimit. Sa më shumë kërkohet vëmendje, aq më shumë largohemi nga ndjenjat e tjetrit. /Huffington Post/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *