Fitorja më e madhe që ka shënuar Qeveria Kurti deri më sot në rrafshin diplomatik:

1. Më 18 shkurt 2020 Matthew Palmer, nga Departamenti i Shtetit, përgjigjet për median “EU Observer” duke thënë se mbetet i hapur ndaj shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi nëse palët bien dakord, në një kohë kur plani i Thaçit për copëtimin e Kosovës ishte i njohur botërisht.

2. Më 26 mars 2020, Matthew Palmer, dhe ambasadorët Richard Grenell dhe Philip Kosnett deklarohen se “nuk ka plan” për shkëmbim territoresh, pa deklaruar nëse janë kundër kësaj ideje që është bërë publike nga Thaçi dhe shumë të tjerë.

3. Më 27 mars 2020, ambasadori Richard Grenell deklarohet më në fund publikisht se është kundër planit për shkëmbimin e territoreve.

Ky ndryshim gradual qëndrimesh i administratës së ShBA-së, në përputhje me interesat kombëtare shqiptare, është arritja më e madhe diplomatike e qeverisë Kurti.

Dinjitet dhe frymëzim për gjithë shqiptarët!

Lexo po ashtu:  Shpërthen keq Gaxheri pasi deputeti ia kujton punësimin e djalit të saj me lidhje: “More mjeran, more i mjerë. Djali është punësuar vet, pse a duhet unë ta ndalë të punësohet a?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *