Rikapitulim i shkurtër, pas deklaratave andej Atlantikut
Pra:

1. Përpjekja e deklaruar e ambasadorit Grennell është që nëpërmjet të masave lehtësuese ekonomike të krijohet atmosfera për rinisjen e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Këto masa (confidence building measures, masa për ngritjen e besimit të ndërsjellë) janë ende në fazën e vet embrionale (letra qëllimesh për fluturim avioni, linjë hekurudhore), që kërkojnë negociata të mëtejme për këto dhe ndonjë masë tjetër (kalimi i lirë i rent-a-car). Këto çështje për nga natyra konsumojnë shumë kohë dhe energji deri sa të mbërrihet tek ndonjë kornizë më serioze negociatore.


2. Taksa 100 për qind do të pezullohet javën e ardhshme si pjesë e vendosjes së marrëdhënieve të barabarta, pra reciproke, mes Kosovës dhe Serbisë. Këto marrëdhënie duhet të nxiten me biseda për heqjen reciproke të barrierave jotarifore.


3. Marrëveshja eventuale Thaçi-Vuçiq nuk është e ndërmjetësuar nga SHBA. Rrjedhimisht nuk do të prezantohet në tryezën zyrtare të bisedimeve të ardhshme të cilat do t’i zhvillojë Qeveria e Kosovës me Serbinë, kur bisedimeve t’u vijë koha.

Lexo po ashtu:  TANI: Shumica voton për Gjykatën e Lartë - Rezoluta historike për shkarkimin e Trumpit kalon pragun


4. Ka qenë më lehtë të kuptohen këto porosi para një jave. Tash, pos me COVID-19 atmosfera është e kontaminuar me konfrontime të panevojshme politike dhe përpjekje për të gjetur stabilitet pas votës së mosbesimit ndaj Qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *