Kohëzgjatja e leximit: 3 minuta

Sami Frashëri ka qenë Rilindasi dhe ideologu kryesor i levizjes kombetare shqiptare, dijetar, shkrimtar dhe publicist. Ai ishte zoterues i disa gjuhëve të huaja si turqisht, italisht, frëngjisht, latinisht, greqishten e re dhe te vjetër, arabisht dhe persisht.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

MekuliPress ju sjell disa nga thëniet e tij që edhe sot janë shumë me vlerë.

Njerëzit janë të njëjtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.

Njerëzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqijve.

Çdo mizori e ka ditën e vet të gjykimit.

Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi; shoku më i mirë libri.

Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes. Aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.

Njeriun e bëjnë të përhershëm veprat e tij.

Lexo po ashtu:  Truri mund të lidhet me internet në vitin 2030

Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.

S’ka gjë më të keqe se të përqeshurit, sepse më shumë prek të mirët se të këqijtë.

Shoku më i pavlefshëm është ai, i cili, për një fjalë që ka dëgjuar për shokun e tij, nuk e do më atë.

Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.

Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend.

Shpagimi më i ëmbël është të bësh mirë kundër të keqes që të është bërë.

Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.

Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.

Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.

Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten.

Thjeshtësia e një gruaje është më e vlefshme se stolitë e të gjitha grave të botës.

Shpata e grave është gjuha e tyre, prandaj nuk e lënë të ndryshket.

Lexo po ashtu:  Nuk mund të keni të ardhme me këta burra, 5 llojet e burrave që bëni mirë t'i shmangni

Gruaja duhet të ketë në dorën e djathtë gjilpërën e në të majtën librin.

Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.

Shumica e njerëzve, sidomos gratë, nuk i donë ata që i donë por ata që i përbuzin.

Vjehrra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.

Për dashurin s’ka gjë më të ëmbël se lotët e syve që fshihen me dorën e së dashurës.

Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë.

Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.

S’ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia.

Kush i shtrohet gjithkujt është kokëdele.

Më i poshtri njeri është ai i cili kërkon mirësi nga një i poshtër.

Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.

Delen që ndahet nga tufa e ha ujku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *