Shfajësime, hipokrizi për interes, justifikime pa vend: Të gjithë e bëjnë këtë për t’iu shmangur konfikteve. Por duhet pasur kujdes, sepse gënjeshtrat mund të të sëmurin dhe ato janë vrastare për lidhjet mes njerëzve.

Jam shumë mirë, më mirë s’bëhet! Kjo është gënjeshtra më e shpeshtë, që njerëzit i thonë njëri-tjetrit. Po ashtu ata justifikohen në raste të ndryshme me argumenta false (“Nuk kisha rrjet për të folur me celular”, “u bllokova në trafik”) apo konstatime false si “je bërë elegante” bëjnë pjesë ndër dhjetë gënjeshtrat e së përditshmes, sikurse liston një sondazh i Muzeut të Shkencës në Londër ( Science Museum of London).

Një anketim prestigjioz i institutit të hulumtimeve të tregut “Splendid Research” rezulton, se 60 për qind e gjermanëve gënjejnë ëdo ditë.

Por gënjeshtra nuk është vetëm gjermane, ajo është një dukuri globale. Studimet arrijnë në konkluzione, se shumica e njerëzve gjatë një bisede dhjetëminutëshe të paktën një herë thonë të pavërteta. Nëse këto shifra janë të sakta, është e vështirë të verifikohet. Sidoqoftë studiuesit në sondazhet e tyre janë të varur nga ajo që thonë të intervistuarit, nëse ata thonë të vërtetën ose gënjejnë.

Lexo po ashtu:  Për takimin e 27 shkurtit në Bruksel, Vuçiq: “Me Kurtin nuk ka shumë biseda. Ai njeri menjëherë fillon të flasë për Slobodan Milosheviqin, …, nuk e di, Adem Demaçin… Atëherë e kuptoni se ai ka mbetur prapa në atë kohë, dhe kaq…”

Ta kthej me të njëjtën monedhë

“Unë gënjej, në mënyrë që nëna ime të jetë e kënaqur”, shkruan një përdorues në Facebook duke iu përgjigjur pyetësorit të Deutsche Wellese se cilat janë asyet për të mos thënë të vërtetën.

Plot 49 për qind e të pyeturve thonë, se nuk tregojnë të vërtetën për të inkurajuar dikë apo për t’i bërë atij qejfin.

“Bashkëjetesa funksionon mirë vetëm atëherë kur nuk cënon vetëdijen e tjetrit”, thotë sociaopsikologu në Universitetin e Kaselit Marc-André Reinhard. Ndaj një shoqëri pa gënjeshtra është e paimagjinueshme. “Ne jemi shumë të ndjeshëm, kur është fjala për informacione negative lidhur me personin tonë, që dëmtojnë imazhin që kemi ne për veten.”

E meqënëse shpesh e vërteta është e dhimbshme, ne kapemi pas gënjeshtrave të vogla.

Për këtë arsye ne preferojmë më mirë ta lëvdojmë krehjen e flokëve të një shoqeje, se sa t’i themi asaj sa keq që dukesh. E po ashtu edhe shoqja nuk ta kthen p.sh “ua sa qenke trashur”. Pra nëse ti respekton vetëdijen time, edhe unë respektoj atë tënden.

Lexo po ashtu:  Si dhe kur lindën shenjat astrologjike?

Më pak gënjeshtra, më pak dhimbje koke dhe depresione

E pra të themi tani na rroftë gënjeshra? Jo, kaq e thjeshtë nuk është. Sepse shumë gënjeshtra që ne themi për t’i bërë qejfin dikujt e për të mbrojtur veten një ditë mund të na dëmtojnë shendetin dhe psiqik dhe atë fizik. Në varësi nga përmasat e gënjeshtrës mund të bëhet e vështirë që vazhdimisht të të duhet të fshehësh diëka.

Një studim i American Psychology Association nën drejtimin e psikologes Anita Kelly mundi të tregojë, se më pak gënjështra bëjnë të jesh më i shëndetshëm.

Të të duhet vazhdimisht të fshehësh diëka kjo mund të shkaktojë dhimbje koke, gjendje ankthi dhe depresione. Studiuesit kanë hulumtuar efektin e gënjeshtrës tek një grup njerëzish duke u kërkuar atyre të shmangin të ashtuquajturat “white lies” – gënjeshtrat e së përditshmes. Studiuesit hulumtuan dy javë resht gjendjen shpirtërore dhe fizike të personave me pakësimin e gënjeshtrave. Pas dhjetë javësh ata raportuan se iu zhduk dhimbja e kokës dhe të tjera simptoma shqetësuese.

Lexo po ashtu:  Athina “ngrin” negociatat e Shqipërisë

Po ashtu gjatë kësaj periudhe edhe marrëdhëniet ndërnjerëzore u përmirësuan. Një gënjeshtër e vogël mund të shmang në fakt konfliktin për momentin, por ajo edhe të distancon pikërisht nga personi me të cilin do të jesh afër.

Ne kemi nevojë për gënjeshtrën, për të mos hyrë në konflikt, por nga ana tjetër përmasat e gënjeshtrës dëmtojnë shëndetin tonë. Atëherë si t’ia bëjmë? Të themi gjithmonë të vërtetën sado e hidhur qoftë? Psykologia Kelly propozon: më pak ka më shumë vlerë: Sa më pak ekzagjerime, sa më pak justifikime. Në vend të kësaj ndoshta mjafton një “më vjen keq”. Po ashtu mund të ndihmojë edhe që t’ia ndalosh vetes gënjeshtrën, shkruajnë studiuesit. Kush e bën këtë shmang edhe bërjen e gjërave, pas të cilave pastaj do të të duhet të gënjesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *