Një nga emocionet që e kanë përjetuar thuajse të gjithë, por edhe më pak e lehta për të folur mbi të, është dëshira për hakmarrje. Kur ndonjë nga të dashurit tanë lëndohet, apo vetë ne jemi viktima të një poshtërim të madh , është më e lehtë mbushja e zemrave tona me urrejtje, dhe kërkimi i hakmarrjes më shumë se sa faljes. Për shumë njerëz, qasja “sy për sy e dhëmb për dhëmb” është mëse normale, dhe aq e natyrshme saqë as nuk e vënë në pikëpyetje.

Ata ndjejnë se kanë të “drejtë” të hakmarren ndaj fyerjes, apo të riparojnë dëmin e shkaktuar. Pas dëshirës për hakmarrjes, ekziston ideja se pasi të arrijmë qëllimin tonë, do të ndjehemi më mirë . Megjithatë, Konfuci ka thënë dikur:”Para se të nisni udhëtimin e hakmarrjes, hapni dy varre”. Gandi, që gjithashtu pajtohej me këtë pikëpamje, ka thënë:”Sy për sy, dhe i gjithë njerëzimi do të përfundojë i verbër!”.

Çfarë është hakmarrja?

Hakmarrja duket të jetë një prej instinkteve tona tona më të thella. Dhe nga momenti që ato kanë gjithmonë një qëllim evolucionar, ekziston një teori se hakmarrja ka një funksion mbrojtës brenda kontekstit social. Për shembull , imagjinoni të keni një fqinj i cili shpesh organizon festa me muzikë me zë të lartë gjatë orëve të vona të natës.

Lexo po ashtu:  Këto gjëra rreth jush kolegët e punës nuk duhet t'i dinë kurrë

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Në rast se mendoni që ai është një përson i arsyeshëm që nuk reagon keq , ju ndoshta do t’i kërkoni me mirësjellje të ulë volumin e muzikës . Megjithatë, nëse mendoni se ai është i paarsyeshëm dhe i rrezikshëm, ka të ngjarë të ndiqni një rrugë të ndryshme duke u hakmarrë, por në mënyrë të fshehur. Në këtë rast, hakmarrja do t’iu ndihmojë të shmangni një përballje të drejtpërdrejtë ku ju mund të lëndoheni.

Për këtë arsye, do të qe një lloj mekanizmi mbrojtës, përmes të cilit ju mund të siguronit që të drejtat tuaja të mos shkeleshin përsëri, dhe në të njëjtën kohë të mos vuani pasojat e mëtejshme.

Megjithatë , në shumicën e rasteve hakmarrja nuk prodhon ndonjë përfitim , dhe shërben vetëm për t’iu shkaktuar dhimbje të tjerëve.

Në fakt, ne s’mund ta harrojmë që hakmarrja nuk është një sinonim i drejtësisë , porse ajo fsheh gjithmonë ndjenja negative si zemërimi dhe urrejtja. Qëllimi i saj kryesor nuk është të kompensojë dëmin, por të lëndojë të tjerët. Personat hakmarrëse duan të “drejtohen nga gjaknxehtësia”, pasi ata besojnë se kjo do t’i bëjë të ndjehen më mirë , dhe se dhimbja e tjetrit do t’i lehtësojë.

Lexo po ashtu:  Burrat janë si pjeprat: në 100 vetëm 2 janë të mirë, thënie italiane plot ‘thumba’ e mençuri

A shëron hakmarrja plagët ?

Kjo pyetje u shqyrtua nga studiuesit të Universitetit të Virxhinias dhe Harvardit, të cilët rekrutuan një grup njerëzish për të marrë pjesë në një eksperiment interesant. Këta persona do të përfshiheshin në një lojë investimesh, në të cilën nëse bashkëpunonin me njëri-tjerin, të gjithë do të fitonin të njëjtën sasi parash. Megjithatë , nëse dikush nuk do të pranonte të investonte paratë e tij, ai do të kishte të drejtë për një pjesë të fitimeve.

Hileja qe se hulumtuesit kishin përgatitur një person që do të refuzonte të investonte , dhe për pasojë, ky person mori dy herë më shumë para se të tjerët. Si do të ndjehet cilido? Në qoftë se atyre do t’iu jepej mundësia për t’u hakmarrë ndaj këtij personi, a do të bënin këtë ?

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Studiuesit vazhduan me pjesën e dytë të eksperimentit. Ata u thanë disa prej pjesëmarrësve se mund të angazhoheshin në një tjetër lojë, në të cilën mund të investonin një pjesë të fitimeve

të tyre, për t’i ndëshkuar ata që refuzuan të investojnë.

Lexo po ashtu:  Kafshët përhapin virusin? Studimi kinez: Covid-19 prek macet, por jo qentë, derrat, apo shpendët

Megjithatë , para se të bënin kështu, studiuesit iu kërkuan atyre të vlerësojnë se sa mirë do t’i bënte të ndiheshin hakmarrja. Të gjithë u pajtuan se do të ndjeheshin shumë më mirë. Megjithatë, pasi realizuan hakmarrjen, u zbulua se ata që nuk patën shansin për të marrë hak, qenë më të lumtur dhe të kënaqur. Përkundrazi, ata që qenë ishte hakmarrë nuk ndiheshin aq mirë sa pritej, pëkundrazi përjetuan edhe më shumë zemërim.

Pse? Psikologët janë të bindur se njerëzit që nuk kërkojnë hakmarrje, përpiqen të kuptojnë sjelljen e të tjerëve duke minimizuar pasojat e veprimeve të tyre, dhe në fund të fundit fokusohen tek falja. Nga ana tjetër , ata që kërkojnë hakmarrje janë të përqëndruar tek zemërimi, çka bën që kjo ndjesi të edhe më tej , duke i futur në një rreth vicioz të shenjuar nga emocionet negative.

Prandaj , hakmarrja jo vetëm që dëmton personin tjetër , por edhe veten tonë. Ushqimi i etjes për hakmarrje, është i barabartë me ushqimin e ndjenjave negative, të cilat mund të na shkaktojnë më shumë dëme sesa vetë fyerja. Prandaj, në një mënyrë apo tjetrën , hakmarrja është gjithmonë një zgjedhje e keqe.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *