Tradhëtia e 25 marsit 2020-Kosovë

Nga Abas Goxhaj

 

Moj Kosovë, palca e KOMBIT,
BIJA e ndarë nga MËMA,
nuk të lënë të hedhësh shtat,
si nga jasht edhe nga brënda..!

Nga murtaja vdekjeprurëse
dridhet gjithë rruzullimi,
ca bij, të TU, Harramë,
bëjnë mocion mosbesimi..!

Edhe hasmi e ul dorën,
kur ka MORT “SHTEPIA” BRËNDA,
Ju , “minat”  i vini “shtëpisë”,
harram gjiri q’ju dha MËMA..!

Pse s’pritët, more bastardë,
murtajës, t’i mbyllej dera,
pastaj t’hanit njeri-tjetrin,
siç kemi bërë nga hera..!

Nga Lindja e Perëndimi,
“re ” të zeza mbi Kosovë,
rrebeshi që do të derdhin,
dhe të verbrit e shikojn

Kosovë, o luledritë,
mbete gjith’  jetën në pritë.
Që të shpëtosh nga të liqtë,
kaloi të gjithë në sitë.

Kosovë, gjumë pafjetur,
S’mbahet gjarpri nënë sqetull,
Hala, nuk mbahet në vetull,
Në krahë s’mbahet një i vdekur.

Që të gjejë vendin guri,
Të ndahet “hala” nga “gruri”,
Të mos jet’ më kufi lumi
E t’ju zërë rehat gjumi.

Ngreje zërin fort e prerë,
Të jetojë, kush t’a ket’ nderë,
Të vjellë, kush të ket’ vrer-ë,
Të dalë, kush është bes-prerë.

Lexo po ashtu:  Vlerësimi i TikTok në PlayStore nga bie nga 4.5 në 1.2 yje brenda natës

O Kosovë , në vite e mote.
Ti e di se ç’farë hoqe.
Për liri shumë u përpoqe.
Me halle ,gjith’ jeta jote…

Lëviz maja e buçet mali,
Në Drenicë  po tundet varri,
Bën të dalë Adem Jashari.
E kërkon në ballë Vatani..

Shkumëzon e “derdhet” deti,
Po lëkundet amaneti,
Amanet i gjall’ bajrak
Me rrënjë thellë në gjak..!

Vlorë 29 Mars 2020..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *