Data 1 prill njihet në shumë vende si Dita e Gënjeshtrave. Por çfarë është kjo ditë dhe nga e ka prejardhjen? Dita e 1 prillit dikur festohej si dita e Vitit të Ri, por me ndyshimin e kalendarit nga Julian në Gregorian, në 1582 nga Papa Gregory XIII, dita e Vitit të Ri u vendos më 1 janar. Por disa njerëz vazhdonin të gënjenin veten dhe e festoni këtë ditë më 1 prill, ndërsa të tjerët talleshin me ta.

Sipas shpjegimit të profesor Joseph Boskin, kjo ditë e kishte prejardhjen gjatë periudhës së sundimit të Kostantinit, kur një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë. Kostantini e mori me të qeshur këtë gjë dhe e lejoi Kugel-in të bëhej perandor për një ditë, në datën 1 prill, të cilën Kugeli e shpalli ditën e gënjeshtrave.

Ky shpjegim u publikua në vitin 1983 nga Associated Press, por kishte një problem, Boskin e kishte trilluar këtë gjë për të bërë një shaka për 1 prillin. Associated Press iu desh disa kohë që ta kuptonte që kjo ishte gënjeshtër dhe t`i kërkonte falje lexuesve. Sot 1 prilli festohet në Europë si Dita e Gënjeshtrave dhe njerëzit bëjnë rrengje dhe shaka me njëri-tjetrin.

Lexo po ashtu:  E pyetën a është magjepsur nga karizma e Trump – Reagimi i Merkel lë sallën duke qeshur

Cilat është gënjeshtra më e famshme e 1 Prillit?

BBC njihet për një nga këto. Në 1957, mijëra shikues besuan një raport të publikuar në gjigantin e informimit, sipas të cilit, shkencëtarët kishin zbuluar në Zvicër, pemë që prodhonin makarona.

Në 2012 Louis Tomlinson i grupit muzikor One Direction, gënjeu fansat, duke u thënë se do të bëhej baba.

Shakaja më e çmendur konsiderohet ajo e një gruaje amerikane që u arrestua nga policia, pasi deklaroi se kishte vrarë burrin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *