Elvis Hoxha: E admiroj padijen e disa analistëve. Po ta nis me këto fjalë, nuk besoj se do të më akuzojnë se po linçoj mediat.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Njëri prej analistëve në një debat më tepër tha brenda një minute se qeveria Kurti ishte e rrëzuar, e dorëhequr, në largim. Vetëm termin e duhur nuk e tha: qeveri në detyrë. Por si çdo ekspert tjetër, edhe analistit në fjalë i vlen me qenë injorant, sepse përndryshe do të ishte i varfër dhe në Lëvizjen Vetëvendosje. Le ta sqarojmë për të tjerët e jo për analistin.
Qeveria Kurti është qeveri në detyrë sepse pësoi mosbesimin e Kuvendit. Qeveria e rrëzuar është ajo e një kryeministri që ka dhënë dorëheqjen, për shembull ajo e z. Haradinaj kur ky dha dorëheqjen. Qeveria në largim është po ashtu term që shkon kundër gazetarit, sepse kjo supozon që qeveria që e zëvendëson do të krijohet në po në te njëjtën mënyrë, pra me zgjedhje.





