Përballja me stresin financiar në jetën tuaj.
Nëse shqetësoheni për paratë, ju nuk jeni vetëm. Paraja është një burim i zakonshëm i stresit për të rriturit amerikanë. Në fakt, sipas Shoqatës Psikologjike Amerikane (APA), 72% e të rriturve raportojnë se ndjehen të stresuar për para, pavarësisht nëse shqetësohen për pagimin e qirasë apo ndjenjën e borxhit. Kjo është mjaft domethënëse pasi stresi financiar është i lidhur me kaq shumë çështje shëndetësore.
Si ndikon stresi financiar në shëndetin tuaj?
Edhe pse çdo stres mund të ndikojë në shëndetin tuaj, stresi në lidhje me çështje financiare mund të jetë veçanërisht toksik. Stresi financiar mund të çojë në:
– Shëndeti i dobët fizik:
Stresi i vazhdueshëm në lidhje me paratë ka qenë i lidhur me migrene, sëmundje të zemrës, diabet, probleme me gjumin e shumë të tjera.
– Kujdesi shëndetësor i vonuar:
Me më pak para në buxhet, njerëzit që tashmë janë nën stres financiar priren të kursejnë në zonat që nuk duhen, si kujdesi shëndetësor. Sipas sondazhit vjetor të Gallup për Kujdesin Shëndetësor, 29% e të rriturve amerikanë ndaluan së kërkuari kujdes mjekësor në 2018 për shkak të kostos. Megjithëse kjo taktikë mund të duket si një mënyrë e mirë për të mbajtur ulur kostot, vonimi i kujdesit mjekësor në të vërtetë mund të çojë në rezultate më të këqija të shëndetit dhe kosto më të larta, dhe mund të çojnë në më shumë stres.
– Shëndeti i dobët mendor:
Në shumë raste, lidhja midis shëndetit mendor dhe financiar është ciklik – shëndeti i dobët financiar mund të çojë në një shëndet të dobët mendor, i cili çon në një shëndet gjithnjë e më të dobët financiar. Për vite me radhë, studimet kanë treguar që njerëzit në borxh kanë nivele më të larta të problemeve të shëndetit mendor si depresioni dhe ankthi sesa ata që janë pa borxhe.
– Sjelljet jo të shëndetshme përballuese:
Stresi financiar mund të bëjë që ju të përfshiheni në një sërë sjelljesh jo të shëndetshme, nga ushqyerja e tepërt te alkooli dhe keqpërdorimi i drogës. Sipas një studimi APA të publikuar në vitin 2014, 33% e amerikanëve raportuan të hanin ushqime jo të shëndetshme ose të hanin shumë për t’u përballur me stresin.
Si të përballoni stresin financiar?
Të mësuarit për të përballuar stresin financiar dhe për të menaxhuar në mënyrë efektive situatën tuaj financiare mund t’ju ndihmojë të keni më shumë kontroll në jetën tuaj, të zvogëloni stresin tuaj dhe të ndërtoni një të ardhme më të sigurt. Provoni disa nga këshillat e mëposhtme duke filluar:
– Kuptoni ciklin e borxhit
Kuptimi i borxhit është hapi i parë për ta nxjerrë veten prej tij. Njëherë po të dini se si të dilni prej tij, ju mund të filloni të ndërtoni drejt së ardhmes suaj në një mënyrë më pozitive me zakone të thjeshta për tu mirëmbajtur financiarisht.
– Krijoni burime shtesë të të ardhurave.
Nëse ndiheni të stresuar për financat, me siguri tashmë ndiheni se keni nevojë për më shumë para në buxhetin tuaj.
Por të dish se si të rritësh të ardhurat e tua financiare pa krijuar stres shtesë për veten tënde, gjithashtu mund të jetë e ndërlikuar. Fatmirësisht, ka disa mënyra për të rritur të ardhurat tuaja dhe për të lehtësuar stresin tuaj.
– Deklaroni buxhetin tuaj.
Meqenëse jeta nuk është e përhershme, kontrollet e rregullta të buxhetit janë thelbësore për përmirësimin e shëndetit tuaj financiar. Merrni kontrollin e financave tuaja duke lënë mënjanë ca kohë për të planifikuar dhe organizuar të gjitha paratë që vijnë nga llogaria juaj bankare. Sa më shumë kontroll të keni, aq më pak të stresuar do të ndiheni.
– Mos harroni menaxhimin e përgjithshëm të stresit.
Ndërsa punoni për të përmirësuar gjendjen tuaj financiare, ju mund të zvogëloni stresin duke praktikuar teknika të zvogëlimit të stresit dhe duke bërë ndryshime të tjera për të krijuar një mënyrë jetese me stres të ulët.
Nëse mendoni që stresi financiar është shumë i madh për tu përballuar, atëherë është e rëndësishme që të ndani shqetësimet tuaja me të tjerët dhe jo t’i mbani ato i vetëm. Flisni për shqetësimet tuaja për paratë me miqtë dhe familjen. Ju nuk duhet të flisni në detaje nëse nuk jeni rehat me ta, por sa më shumë të flisni për shqetësimet tuaja me njerëzit që ju mbështesin aq më pak të izoluar dhe të stresuar do të ndiheni.
Të dashurit tuaj madje mund të jenë në gjendje të ofrojnë një këndvështrim të ri se çfarë mund të bëni ndryshe për të marrë nën kontroll çështjen tuaj financiare./filozofia.al
Përktheu: Liridonë Nebihi/