Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës kërkon nga subjektet politike që të përmbahen nga retorikat nxitëse, së paku deri në në fundin e pandemisë. ASHAK e sheh shqetësuese gjendjen poltike në vend në kohë virusi dhe cek se vendet tjera kanë lënë prapa dallimet për tu solidarizuar në këtë kohë krize.

‘’Duke qenë dëshmitarë se konfliktet politike në Kosovë nuk njohin as interesa shtetërore, as kombëtare, ndërsa tani së fundi nuk njohin as kufij etikë; duke qenë se pandemia e coronavirusit COVID 19 kërcënon me jetë njerëzish, teksa në mbarë botën manifestohet përbashkim dhe solidaritet; Kryesia e Akademisë me zhgënjim të madh vëren se qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, janë vendosur nën një torturë të paparë të retorikave nxitëse, ndërkohë që subjektet politike dhe militantët e tyre nuk duan të zmbrapsen nga veprimet me prapavijë konflikti’’, thuhet në komunikatë.

‘’Në emër të këtyre vlerave, mbi të cilat gjithnjë kemi besuar se është ndërtuar shoqëria jonë, Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve e Kosovës fton subjektet politike dhe institucionet e Republikës së Kosovës për vetëpërmbajtje, së paku deri në fund të kësaj pandemie, duke u rezervuar me vullnet të mirë si nga retorika nxitëse opozitare, ashtu edhe nga vendimet institucionale, të cilat shkaktojnë përçarje dhe nxisin konflikt’’, thuhet tutje në thirrjen nga ASHAK dretjuar akterëve politikë.

Lexo po ashtu:  Si u bë Zvicra kaq e pasur?

Kjo është komunikata e plotë e ASHAK:

AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE E KOSOVËS

Prishtinë, 6 prill 2020

Kryesia e Akademisë fton për vetëpërmbajtje

Duke qenë dëshmitarë se konfliktet politike në Kosovë nuk njohin as interesa shtetërore, as kombëtare, ndërsa tani së fundi nuk njohin as kufij etikë; duke qenë se pandemia e coronavirusit COVID 19 kërcënon me jetë njerëzish, teksa në mbarë botën manifestohet përbashkim dhe solidaritet; Kryesia e Akademisë me zhgënjim të madh vëren se qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, janë vendosur nën një torturë të paparë të retorikave nxitëse, ndërkohë që subjektet politike dhe militantët e tyre nuk duan të zmbrapsen nga veprimet me prapavijë konflikti. Duke dashur të mos besojmë se kjo është pamja e vërtetë e Kosovës, porse ana e saj më e shëmtuar, të gjithë duam të bindemi se kjo që po ndodh aktualisht është vetëm një orë e ligë, të cilën do ta tejkalojmë së bashku, duke u kthyer te vlerat e vërteta të mirëkuptimit dhe humanizmit.

Lexo po ashtu:  EKSPERIMENTI I RREZIKSHËM, Gjermania organizon 3 koncerte për të studiuar koronavirusin

Në emër të këtyre vlerave, mbi të cilat gjithnjë kemi besuar se është ndërtuar shoqëria jonë, Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve e Kosovës fton subjektet politike dhe institucionet e Republikës së Kosovës për vetëpërmbajtje, së paku deri në fund të kësaj pandemie, duke u rezervuar me vullnet të mirë si nga retorika nxitëse opozitare, ashtu edhe nga vendimet institucionale, të cilat shkaktojnë përçarje dhe nxisin konflikt. Për shkak të situatës së krijuar, është në moralin e secilit që të tregojë gatishmëri për solidaritet dhe përbashkim, duke vendosur mbi interesin pushtetar interesin e përbashkët të të gjithë qytetarëve të Kosovës, për ta fituar betejën kundër pandemisë, duke refuzuar dhe duke anashkaluar të gjitha dallimet politike dhe etnike. Institucionet e Kosovës dhe njerëzit e vullnetit të mirë e kanë obligim që përkujdesjen dhe solidaritetin ta ushtrojë në çdo cep të Kosovës, përfshirë minoritetet dhe grupet e margjinalizuara të shoqërisë. Sepse Kosova është shtëpia e përbashkët e të gjithëve.

Për Kryesinë e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve e Kosovës

Lexo po ashtu:  Grenelli enigmatik i reagon Bidenit përshkak të deklaratave të tij për Kosovën

Akademik Mehmet Kraja, kryetar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *