Disa thënie të veçanta nga disa prej librave më të veçantë…

“Shkruaj sepse e dua erën e letrës dhe të bojës. Shkruaj sepse ky është një zakon dhe një pasion. Shkruaj sepse kam frikë të jem i harrueshëm. Shkruaj sepse më pëlqen fama dhe interesi që kjo më sjell. Shkruaj për të qenë vetëm. Shkruaj me shpresën të kuptoj përse jam aq i mërzitur me ju të gjithë”. – Orhan Pamuk, “Baulja e Babait”

“Njeriu është e vetmja krijesë që konsumon pa prodhuar. Ai nuk bën qumësht, nuk ngroh vezë, është tepër i dobët të tërheqë plugun dhe nuk vrapon mjaftueshëm shpejt për të gjuajtur lepuj. Megjithatë, ai është padron i të gjitha kafshëve. Ai i vendos kafshët në punë, i jep atyre aq sa të mos vdesin urie dhe e mban pjesën tjetër për vete”. – George Orwell, “Ferma e kafshëve”

“Jeta nuk është e vështirë të menaxhohet kur nuk ke asgjë për të humbur”. – Ernest Hemingway, “Lamtumirë Armë”

“Në thellësitë e dimrit, unë më në fund mësova se brenda meje gjendet një verë e pamposhtme”. – Albert Camus, “I huaji”

Lexo po ashtu:  Gazetari gjerman: Kurti zbulon paralajmërimin e Hovenierit që e bindi ta shtyjë vendimin për targat. Kosova aplikon në...

“Nuk mund ta humbas të vetmen gjë që më mban gjallë: shpresën. Një fjalë që shpesh gjendet me ne në mëngjes, vritet gjatë ditës dhe vdes ngadalë në erresirë, por për fat, përsëri rilind me agimin… “. – Paulo Coelho, “Zahiri”

“…që nga ky çast u binda përfundimisht që asnjë faj nuk ka si harrohet, përderisa atë e mban mend ndërgjegjia…”.  – Stefan Cvajg, “Padurimi i zemrës”

“Mua nuk më vjen keq për atë që vdes, sepse nuk vdes ai që vdes, por “vdesin” ata që rrojnë”. – Sterjo Spasse, “Pse”

“Njerëzit me ndjeshmëri të sëmurë dhe me imagjinatë të acaruar, në rast se mendja e tyre has në ndonjë problem të koklavitur, kanë çaste të tilla: tronditen dhe ndërgjegjia e tyre dehat aq sa të paktën përkohësisht marrëzia ose lajthitja merr frerin në dorë. Në të tilla raste, vullneti e guximi ikin me nxitim për t’ia lënë vendin panikut dhe çmendurisë së përkohshme”.  -Teodor Drajzer, “Një tragjedi amerikane”

Lexo po ashtu:  Rama qetëson Vuçiçin/ Sulmon padinë e Kosovës për gjenocid nga Serbia

“Përfytyrimin pamor të një krijese të dashur mund ta zgjojmë në dy mënyra: duke shtrydhur trutë-syhapur, ose symbyllurazi, e, sakaq në errësiren e përtej qepallave na ravijëzohen tiparet e fytyrës së shtrenjtë, në trajtën e një fantazme të vockël”. Vladimir Nabokov, “Lolita”

“Të gjitha familjet e lumtura janë njësoj, ndërsa familjet jo të lumtura janë të gjitha jo të lumtura në mënyra të ndryshme”. Tolstoi, “Ana Karenina”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *