Themeluesi dhe drejtuesi i Twitter, Jack Dorsey njoftoi në rrjetin social se do të dhuronte për luftën ndaj koronavirusit plot një miliard dollarë nga pasuria, për të cilat ai thotë se përbën 28% të pasurisë së tij totale.

Miliarderi amerikan Jack Dorsey sqaroi se shuma stratosferike do të dilte nga aksionet e tij në kompaninë Square, në vend të aksioneve të tij në Twitter.

Njoftimi i Dorsey vjen vetëm disa ditë pasi themeluesi dhe drejtuesi i gjigandit të e-commerce Amazon, Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë, dhuroi 100 milionë dollarë në bankat amerikane të ushqimit. 100 milionë dollarë ka dhuruar edhe Bill Gates, manjati i Microsoft. Njeriu më pasur në glob për gati dy dekada duket se do të vazhdojë të shpenzojë në luftën kundra koronavirusit, por kësaj rradhe duke financuar kërkime vaksinash.

Lexo po ashtu:  Zgjedhjet shkuan ashtu siç Trump i parashikoi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *