Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca pritet ditëve në vijim të marrë vendime të reja.

Shefi i diplomacisë kosovare, Konjufca pas shkarkimit të disa ambasadorëve dhe konsujve, që ishin kryesisht njerëz partiak dhe familjarë të politikanëve, pritet të anulojë edhe qindra pasaporta diplomatike.

Një burim brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme i ka thënë medias se janë qindra pasaporta diplomatike që do të anulohen nga Konjufca.

”Ministrat e kaluar kishin keqpërdorur mënyrën e dhënies së pasaportave diplomatike. Shumica e estradës kishin pasaporta diplomatike, poashtu biznesmenë të shumë dhe familjarë të politikanëve. Pritet që ditëve në vijim të anulohen qindra pasaporta diplomatike”, tha ky burim.

Sipas këtij burimi, shumë pasaporta u janë dhënë edhe biznesmenëve të fuqishëm, që janë në lidhje me politikën.

Konjufca ditë më parë kishte shkarkuar edhe motrën e deputetes së PDK-së, Fatmir Musliun, ish- deputeten e LDK-së, Teuta Sahatqiun, djalin e ministres së Kulturës, Vlora Dumoshit.

Konjufca kishte propozuar edhe shkarkimin e disa ambasadorëve, përfshirë edhe ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Lexo po ashtu:  Ish-kongresisti republikan: Nëse Biden zgjidhet president, Kosova do ta ketë dikë në SHBA që ua njeh historinë

Pos Vlora Çitakut, Konjufca kishte propozuar shkarkimin edhe të 6 ambasadorëve: Edon Cana; Lirim Grejçevci; Shpend Kallaba; Mimoza Ahmetaj; Ylber Hysa dhe Ramadan Avdiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *