Hulumtuesit e Cisco Talos kanë arritur një ritëm suksesi prej 80% në manipulimin e këtyre skanerëve në pajisje të ndryshme. E gjitha që nevojitet ishte një printer 3D dhe një buxhet më pak se 2,000 dollarë.

Ka kaluar një dekadë pothuajse që kur skanerët e shenjave të gishtërinjve u shndërruan në një prej metodave më të shpejta dhe të lehta për sigurimin e pajisjeve elektronike si smartfonë dhe laptop.

Sulmet për të mashtruar këto skanerë gjithashtu kanë ekzistuar prej kohësh. Por një hulumtim i ri tregon se pajisjet e nevojshme për të manipuluar këto skanerë janë bërë më të lirë.

Hulumtuesit e Cisco Talos kanë arritur një ritëm suksesi prej 80% në manipulimin e këtyre skanerëve në pajisje të ndryshme. E gjitha që nevojitet ishte një printer 3D dhe një buxhet më pak se 2,000 dollarë.

Por hulumtuesit thanë se skanerët mbeten të sigurte edhe pse e ardhmja nuk duket aq premtuese. Fakti se teknologjia e printerëve 3D po bëhet aq e lirë saqë të përdoret nëpër shtëpi do ti bëjë skanerët më pak të sigurte në 10 vitet e ardhshme.

Lexo po ashtu:  Gruaja që e arsimoi kombin

Gjithsesi nuk është aspak e lehtë dhe duhen shumë përpjekje dhe aftësi për të kapur printimin e shenjës së gishtit. Hulumtuesit testuan tre skenarë të ndryshëm: I pari ishte grumbullimi direkt ku ato merrnin mykun e një shenje gishti. E dyta përdore të dhënat e sensorëve që kanë skanerët nëpër pikat e kalimit kufitar dhe e treta ishte marrja e shenjës së gishtërinjve nga objekte si shishet.

Për të prodhuar mykun hulumtuesit përdorën një printer 3D ultraviolet jo të kushtueshëm dhe testuan materiale si silikoni. Rezultati më i mirë që morën ishte nga një zam.

Në tërësi gjetjet e tyre tregojnë balancën që duhet një skaner të aplikojë. Nëse është aq i fortë sa ti rezistojë manipulimeve, me shumë gjasa do të refuzojë edhe disa shenja gishtërinjve të vlefshme. Një sensor që nuk është agresiv mund të lejojë deri fëmijët të aksesojnë pajisjet e prindërve.

Hulumtuesit me sukses penetruan Galaxy S10 por nuk arritën dot me Galaxy A70. Në MacBook Pro 2018 patën një sukses prej 95%. /PCWorld Albanian

Lexo po ashtu:  Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *