Shkëncëtarë rusë të Institutit të Kërkimeve Bërthamore, Dubna, kanë njoftuar se do të nisin së shpejti disa eksperimente mbi vetitë e neutrinos në bllokun 6 të centralit bërthamor të Novovornezhit.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Sipas shkencëtarëve kërkimi mbi neutrinon ka rëndësi të dyfishtë: për fizikën në tërësi sepse hedh dritë mbi aspekte të krijimit të universit, por edhe për fizikën bërthamore, pasi neutrino mund të përdoret në të ardhmen për kontrollin në distancë të funksionimit të centraleve bërthamore.
Duke folur rreth këtij eksperimenti, Alexei Lubashevsky, nga Instituti Dubna, ka deklaruar se kushtet në bllokun 6 janë nga më të mirat në botë për këtë eksperiment sepse materialet që janë përdorur garantojnë ekspozim shumë të ulët nga radioaktiviteti hapësinor.





