Në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës, një pilot me aeroplanin e tij i cili po vinte nga Zuich në Prishtinë, ka formuar simbolin e zemrës në qiellin e Kosovës, si shenjë përkrahje në këtë kohë të pandemisë.

Gjatë ditë së sotme në hapësirën ajrore të Kosovës, ka ndodhur një gjë e jashtëzakonshme.

Me kërkesë të pilotit dhe me miratim të kontrollorit të trafikut ajror, aeroplani i kompanisë Chair në linjën Cyrih – Prishtinë bëri simbolin e zemrës në qiellin e Kosovës si shenjë përkrahjeje për vendin tonë në këto momente të vështira për gjithë në, si rrjedhojë e virusit Covid-19.

Kjo rrugë e cila u formua zemra është regjistruar në aplikacionet e fluturimeve, si në ‘Flight Radar’.

Më poshtë keni fotografinë të publikuar në IMAGE of KOSOVO.

 

Lexo po ashtu:  Kriminelët në veri të Kosovës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *