Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Kur ndërroi jetë Nazimja, motra e Dritëro Agollit, shkrimtari u dergj në vaj me vargjet e tij.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Agolli shkroi këto vargje pasi vdiq Nazimja.

Motrës, Nazimes, që mbylli sytë dje, në udhëtimit e saj të fundit, shkruante Agolli në shtatorin e vitit 2016-të.

Kjo rreze drite
– sonet –

Kjo rreze drite njëlloj si ajo që pat rënë
Në mur të shtëpisë në perëndim,
Kur vija me barrën e druve pa ngrënë
I lodhur, i mbajtur për bishtin e kalit tim.

Si turtull rrihte krahët dielli pas kodrës,
I shtyja këmbët e mpita si gur
Gjersa i dërrmuar rashë në krahët e motrës,
Tek rrezja e diellit binte në mur.

Kjo rreze drite në mendje më solli
Atë të dikurshmen rreze mbi mur në shtëpi.
Dhe sot në dritare e pashë motrën kur doli
Rrugicës pas murit nga një farmaci
Me pallto të vjetër diçka së largu më foli,
Po fjalën e saj s’e dëgjoi asnjeri.

Lexo po ashtu:  Ja pse serbët e donin të vdekur ushtarakun mbretëror, Adjutantin e Mbretit Zog-I

(e pabotuar…)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *