Ylli i hitit “Don’t Start Now”, Dua Lipa, vetëm para pak javësh e ka lansuar albumin e dytë me titull, “Future Nostalgia”, por si pasojë e pandemisë së koronavirusit duket se këngëtarja do të duhet të kthehet në studio incizuese para koha.

Duke folur me prezantuesin e radios, Will Manning, në emisionin e tij “Official Big Top 40”, Lipa tha: “Për momentin nuk po mendoj rreth albumit të tretë. Planet ishin që në fund të muajit prill ta filloja turneun muzikor, i cili është shtyrë për shkak të kësaj situate të krijuar nga koronavirusi. Prandaj, gjasat janë të mëdha që do të më duhet të filloj të shkruar këngë për albumin e tretë, më herët se që e kisha menduar. Kjo ngase do të kem më shumë kohë të shkoj në studio për të incizuar.”

Ndërkohë, këngëtarja me prejardhje kosovare në të kaluarën e kishte pranuar se është ndjerë tejet e emocionuar me lansimin e albumit të ri, si dhe e ka pranuar se ka qenë një periudhë e vështirë për të për shkak se nuk ka qenë e sigurt nëse kjo ishte koha e duhur për të lansuar muzikë, marrë parasysh viktimat që koronavirusi po i shënon anembanë botës.

Lexo po ashtu:  Bebe Rexha gatuan fasule gjatë intervistës për British Vogue

Megjithatë, Dua Lipa është fokusuar ta bëjë albumin “Future Nostalgia” sa më argëtues, dhe kështu e ka larguar ankthin që realizimi i albumit të dytë ia ka shkaktuar, si dhe i ka sjellë tinguj energjik dhe pozitiv të gjithë personave gjatë kësaj periudhe të vetizolimit.

Ylli i muzikës aktualisht po e shijon suksesin e albumit i cili është radhitur në vendin e parë të toplistës së albumeve më të mira në Britani të Madhe, dhe tri këngë të këtij incizimi, “Don’t Start Now”, “Physical” dhe “Break My Heart”, kanë arritur të pozicionohen në top dhjetëshen e këngëve më të mira.

Gjithashtu, “Future Nostalgia” ka marrë kritika tejet pozitive edhe nga ekspertët e muzikës, të cilët po e konsiderojnë atë një prej albumeve më të mira të vitit 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *