– Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar një konferencë për media ku do të bëhen të ditur masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit Covid-19 në Kosovë.

Në këtë konferencë do të publikohen masat të cilat nga nesër do të jenë më të ashpra sesa deri më sot.

Gazeta ka mësuar nga burime te sigurta brenda MSH-së se lëvizja e qytetarëve do të kufizohet ndjeshëm me një kufizim rigoroz i cili do të mbikëqyret nga organet e rendit në Kosovë. Këto masa do të publikohen në ora 20:30 nga MSH.

Masat përfshijnë kufizim maksimal të lëvizjes së qytetarëve, ndërkaq përjashtojnë kategoritë e liruara edhe më herët të cilët janë punëtorët shëndetësorë, siguria, shërbimet bazike, etj.

 

 

Lexo po ashtu:  Sharri, park kombëtar më i madhi në Evropë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *