MekuliPress.com ju sjell në kujtesë kritikën e poetit të madh shqiptar, Ismail Kaderesë, i cili duke parë sjelljet dhe qëndrimet qesharake, e të dëmshme, të disa politikanëve shqiptarë në Rambuje, thoshte:

“…një pjesë e “liderëve”, si në Shqipëri, si në Kosovë, nuk heqin dorë nga mburrjet. Ngrehalucë të pandreqshëm, krejtësisht të pandjeshëm ndaj dhunës së popullit, që i ka nxjerrë, të dashuruar pas vetes dhe pas fjalëve të tyre të papërgjegjshme, vazhdojnë të jenë si të dehur nga telefonat celular, nga mikrofoni që iu afrom cdo gazetar, nga nderimet me të cilat i presin andej këndej. Harrojnë se ai interesim e ato nderime nuk janë për ta, por për popullin martir shqiptar.  Ky qëndrim i papërgjegjshëm shoqërohet me trille e me gjeste kinse të bujshme. Njëri mburret se është ai që e ka në dorë c’do të vendoset në Rambuje, se po të mos dojë ai, e të mos shkojë ai, gjithcka duhet të prishet.  Një tjetër që nuk ka shkelur kurrë në Kosovë, jep mësime patriotike, bën thirrje që në emër të kësaj apo asaj, Kosova të bëhet shkrumb e hi…Dhe është gjithmonë populli shqiptar që paguan, që mjerohet, që digjet e kullon gjak. Kurse këta “biznesmen të lirisë” s’pësojnë kurrë asgjë….Ndërkaq, si gjthmonë, në Ballkanin tonë heroik aq edhe servil, nuk mungojnë kurrë puthadorët, sejmenët dhe lajkatarët. Pas Rambujesë, një pjesë e mediave shqiptare, në vend të merreshin seriozisht me analizën e asaj që ndodhi, e sidomos, asaj që do të ndodhte, filluan lajkat për bëmat e njërit apo të tjetrit. Ca legjenda, ca fakte të neveritshme, imorale e të pabesa filluan të serviren si heroike….”, kujton e pavarura MekuliPress.com

Lexo po ashtu:  Rrënimi i autonomisë së Kosovës – fillimi i shkatërrimit të Jugosllavisë dhe lindja e shtetit të Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *