Një grua japoneze, e cila i ka mbushur 116 vjet, është njohur zyrtarisht nga libri i rekordeve “Guinness” si personi më i moshuar në botë.

Ky epitet Kane Tanakas iu dha gjatë një ceremonie që u zhvillua të shtunën në një shtëpi pleqsh në Fukuoka, qytet që ndodhet në pjesën jugperëndimore të Japonisë.

Tanaka është lindur më 2 janar të vitit 1903 dhe ishte fëmija i shtatë nga gjithsej tetë sa ishin në familjen e saj të ngushtë. Ajo ishte martuar me Hideo Tanakan në vitin 1922. Me të ka pasur katër fëmijë dhe e kanë adoptuar një fëmijë tjetër.

Ajo ka thënë se zgjohet zakonisht çdo ditë në orën gjashtë dhe i pëlqen ta studiojë matematikën.

Personi që ishte regjistruar si njeriu më i moshuar në botë para saj ishte një grua tjetër japoneze, e cila kishte vdekur në korrik të vitit të kaluar në moshën 117-vjeçare.

Japonia njihet si shtet që mbizotëron në botë për jetëgjatësinë e popullsisë dhe ka më së shumti persona në listën e personave më të moshuar. Besohet se arsye për këtë është numri i vogël i njerëzve që vuajnë nga mbipesha dhe përdorimi i ushqimit të shëndetshëm, si mishi i peshkut, orizi, perimet dhe ushqimet tjera që kanë pak yndyrë.

Lexo po ashtu:  Poezia “Në mundsh, biri im” nga Rudyard Kipling: Një baba i shkruan të birit këshillat më të vlefshme për jetën

Sipas librit të rekordeve “Guiness”, francezja Jeanne Louise Calment është personi më i moshuar në botë që është regjistruar ndonjëherë. Ajo ka vdekur në moshën 122-vjeçare, shkruan “The Guardian”. /MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *