Tullumbacja e Sali Berishës, poliagjent i kalibrit Filbi, është shfryrë dhe tkurrur aty ku qëndron edhe halli i pushtetit.  Në pjesën e dytë të intervistës për gazetën “Dita”, Spartak Braho bën këtë lidhje logjike “demaskuese”: 

…UDB filloi në këtë kohë përpunimin e tij në Francë dhe më 30 dhjetor 1974 tërhiqet në bashkëpunim nga shërbimi i fshehtë jugosllav me pseudonimin e dosjes “Bisturia”, pseudonim ky që duhet të jetë ndryshuar më vonë. “Bisturia” është dosja personale e Sali Berishës në arkivat e UDB-së, ku janë depozituar tërë kontributet e tij në interes të UDB –së.
Më vonë, zbulimi shqiptar i dërgon informacion kundërzbulimit ( sigurimit ) se në Shqipëri veprojnë dy kanale të UDB – së : Një kanal kalon nga fshati Viçidol dhe drejtohet nga një mjek kardiolog ndërsa një kanal tjetër vepron në Shkodër. Ky dokument firmoset nga zv/drejtori i Sigurimit të Shtetit, Sulejman Abazi. Jo më kot, me të marrë pushtetin, Sali Berisha urdhëroi arrestimin e tij.
…Me ardhjen e Demokracisë, Sali Berisha filloi të shkruajë dhe të botojë disa artikuj për demokracinë dhe shoqërohej shumë me Mehmet Elezin, i cili kishte lidhje të ngushta me Elez Biberajn. Në këto rrethana, perëndimit i duhej të zgjidhte një kandidaturë të besueshme që kishte lidhje të forta që më përpara me vendet perëndimore dhe të ishte nga veriu ( meqë emigracioni më i madh ishte nga veriu, Kosova, Mali i zi dhe Maqedonia ). Por amerikanët, me anë të Rajersonit, i cili ishte komandant i grupeve të emigracionit në Beograd, rekomandoi Sali Berishën për kryetar të Partisë Demokratike, të cilin e mbajtën si të besuarin e tyre dhe e përkrahën më shumë se të gjithë udhëheqësit e Ballkanit, por që në fund ky i tradhtoi.
Sali Berisha ishte beniamin i Amerikës ndër udhëheqësit e lindjes, por ai nuk e justifikoi këtë, për shkak se ai drejtohej nga UDB-ja dhe, pas ardhjes në pushtet, e ktheu Shqipërinë në një vend ku strehohej fondamentalizmi islamik dhe në bashkëpunim me Gazideden strehoi terroristë shumë të rrezikshëm. Për këtë Ai e lejoi atë (Gazideden ) të krijojnte shoqatën islamike dhe të bëhej kryetar i saj si dhe e anëtarësoi Shqipërinë në Konferencën Islamike. Nga fondamentalizmi islamik ai ka marrë qindra mijra dollarë bakshishe e shumë dhurata të çmuara për gruan e tij, që i mbajnë vetëm gratë e sheikëve dhe që shkojnë me miliona dollarë. Këto probleme i di ish ambasadori ynë në Malajzi, Ferit Hoti.
Sali Berisha ka marrë miliona dollarë për t’u çuar armë palestinezëve më 1996. Ai i nisi avionët me armë, të cilët zbritën me detyrim në Çad dhe u ndaluan të vazhdonin më tej. Urgjentisht ka ardhur në mënyrë sekrete në aeroportin e Rinasit Arafati dhe ka biseduar për gati 1 orë me Sali Berishën, ku e ka kërcënuar se në rast të mos mbërritjes së armëve ose parave të paguara, do ta likuidonte fizikisht. Në këtë kohë dollarët ishin përdorur për qëllime të tjera. Për të larë këtë borxh ai ndërtoi strategjinë për t’i gjetur këto para. Në shtator 1996 Saliu jep konferencë për shtyp ku deklaron se paratë e shqiptarëve në firma janë më të pastrat, ndërsa disa ditë më parë, FMN kishte dhënë sinjalin për mbylljen e tyre. Pas kësaj pati një vërshim të parave të popullit në firmat piramidale, lekët e të cilave u morën nga qeveria për të shlyer Arafatin. Të tjerat u grabitën nga brenda oborrit të Saliut

Përralla mund të ngatërrojë shumëkënd, por le të ndalemi tek një emër: Elez Biberaj. Zoti Brahp aludon këtu për një komplot serb të vënë në lëvizje përmes atij që mund të quhet lobi tropojan i përbërë nga Sali Berisha, Elez Biberaj dhe Mehmet Elezi. 

Lexo po ashtu:  Telashet që sjell Brexit-i/ Peshkatarët belgë nxjerrin nga arkivat një leje të vitit 1666

Biberaj ka qenë në aktivitet politik që herët dhe është krejt jologjike të implikosh – pa patur prova – personin e tij në afera të imagjinuara si këto të z. Braho. Mehmet Elezi ka qenë një njeri me detyra të larta partiake dhe i afërt me regjimin. Kështu që akuzat për lidhje me agjenturat nëse nuk janë provuar atëherë, është e vështirë të besohen tani. 

Z. Braho bazon fabulën në disa shënime të një ish-oficeri sigurimi ndërkohë që halli i vërtetë është lidhja me Elez Biberaj, person kyç në seksionin shqip të Zërit të Amerikës. Kjo media ka publikuar pjesë të dosjes 339 ku përfshihet Vangjush Dako. Braho po bën në këtë rast “punë  e pistë” duke hedhur shashka të tipit- UDB, Berisha, Biberaj, destabilizim i Shqipërisë. 

Në fakt kjo nuk ecën më. Destabilizimi vjen për shkak të korrupsionit dhe problemeve në zgjedhje. Të tjerat janë skenarë mjeranë. 

 /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *