Materialet që publikojmë më poshtë, tregojnë se si me contribute të shumtë vullnetare, padyshim atdhedashëse, u bë e mundur që të themelohej një shkollë, siç ka qenë ‘Normalja’ e Elbasanit, ndër institucinet arsimore që ka bërë historinë e Arsimit shqip.

Edhe sot nxirren miliona nga shqiptarët në drejtim të Arsimit, por jo si atëherë. Në atë kohë qëllim ishtë vërtet arsimimi, ngritja e formimit edukativ dhe kulturor të popullit, ndërsa sot është vetëm sigurimi i një diplome, çka ka çuar në rrënimin e Arsimit.

Ndryshimi: ahere ishte më pak paraja dhe më shumë morali, ndërsa sot është e kundërta.

Por lexoni më poshtë:

(Sipas kronikave të gazetës “Korça”)

Dreqtimi i shoqërisë shkollare “Përparimi” u jep zë gjithë shqiptarëvet se këtë vjeshtë hap dyertë shkolla Normale shqip në Elbasan, ku do të mësonetë pedagogjia dhe gjuhëtë shqip, turqisht, dhe englishtja pas dëshirës së djemëvet. Djemtë që do të vinë në këtë shkollë duhet të kenë mbaruar një shkollë të parë në çdo gjuhë. Pagesat do të jenë 10 lira turke në mot. Do të kenë të ngrënën dhe të fjetur nga shkolla. Cilido pra, që të dërgonjë djalën, le të vraponjë një orë e më pare. Pleqësia e shkollavet “Përparimi” në Korçë

Gazeta “Korça” 14 gusht 1909

II

Ndihma që u bënë për shkollën Normale ditën që muar fund vendimet e Kongresit të Elbasanit:

Kozani 6 lira, Frashëri 18, Selaniku dhe Karaferja 16, Katerina 10, Filati 10, Korça 50, Përmeti 5, Struga 2, Leskoviqi 15, Skrapari 12, Peqini 4, klubi “Bashkimi” Elbasan 25, Klubi “Vllazni” Elbasan 25, Monastiri 25, Gjinokastra 20, Berati 20, Starova 8, Dibra 6, Gramshi 1, Bukureshti 36, gazeta “Lirija” 2, gazeta “Bashkimi i Kombit” 4, shoqëria “Afërdita” Elbasan 4, Dervish beu 50, Qemal beu 15, Refik bej Toptani 9,Urhan bej Toptani 9, Idhomena Kosturi 3, G.M. Cilka 2, Teki bej Rusi 25, Osman efendi 3, Taqi Buda 3, Ismahil Rahmi 3, Irfan beu 5, Ymer Pasha Vrioni 15, Aqif Pasha 20, Shefqet beu 20, Hristo Meksi 13, Don Kaçori 3, Emin Mysli Preveza 25, Myfit beu 30 për tri vjet,

Lexo po ashtu:  Arsyet pse Japonia është vendi më i zhvilluar në botë

Shuma 536 lira, (Gazeta “Korça” 14 gusht 1909)

III

Zëdhënie

U bëjmë të njojtur atdhetarëve dhe më tepër prindërve se dëshira e përgjithshme u mbush me ndihmën e gjithë Shqipërisë dhe shkolla Normale hapi dyert më 24 të këtij muaji për të shkrojtur nxënës dhe më 3 të muajit që vjen (nëntorit), do të ketë 6 klasë prej të cilat 3 do të jenë për të pregatitur (premtare) dhe 3 fjesht normale, po sivjet do të ketë vetëm 3 premare dhe 1 normale.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Në klasën e parë do të hyjnë nxënësit që kanë mbaruar një shkollë të parë, në cilëdo gjuhë dhe në klasat e tjera ata që kanë mbaruar klasë më të larta. Programi, i cili do të botohet pas pak dit, do të jetë i plotë sipas shkollave të huaja të këtij qëllimi, kështu që nxënësi që mbaron këtë shkollë përveç që do të ketë një arsim të plotë, do të ketë dhe një diplomë mësuesi për shkollat e para dhe të dyta.

Në shkollë do të mësohen këto gjuhë: shqipja, turqishtja, frëngjishtja detyrisht (e detyruar), greqishtja dhe englishtja me dashjen e nxënësit.

Për të lehtësuar rrojtjen dhe për të qetësuar prindërit, komisioni i shkollës hapi një shtëpi dhe merr përsipër me një pagesë 10 lira turke (të cilat do të paguhen në dy kohëra (këste)), ushqimin dhe të ndenjurit. Nxënësit janë të detyruar të kenë rrobat e gjumit dhe të trupit me rregull.

Elbasan më 8 tetor 1909.

Nga komisioni i shkollës normale.

Kryetari Dervish Elbasani

(Gazeta “Korça”, 15 vjesht’ e II-të 1909)

IV

Klubi i Strugës dërgoi në shoqërija “Përparimi” për shkollën Normale 2 lira për të cilat ishte zotuar në Kongresin e Elbasanit.

Remzi Përmeti, nxënës i shkollës së Dhemasjes, (gjeografise) u zotua me anën e një letre nga Preveza të dërgojë në shoqërinë “Përparimi” 25 grosh.

Shoqëria e “Përparimit u falet nderit.

(Gazeta “Korça” 15 vjesht e II-të 1909)

V

Ndihmën që i bëri Reshid Aqif Pasha, (ministror i vjetër i punrave të brendshme), prej 20 lirash për shkollën Normale të Elbasanit, shoqëria “Përparim” e priti me gaz të madh. Në falënderjen e shoqërisë edhe neve (gazeta Korça) jemi të bashkuar
(Gazeta Korça, e enjte 22 vjesht’ e II-të 1909)

Lexo po ashtu:  A e keni ditur? Shqipëria, e treta në Europë për numrin e lartë të kafeneve

VI

Ndihma për Shkollën Normale të Elbasanit

Jashar bej Starova 5 lira, Medi Leskoviqi 5, Reshid Akif Pashë Tetova 20, Azis Pashë Vrioni (deputet) 15, Muhamet Hilmi bej Klysyra 15 napolona, Neshet Pashë Vlora 30 lira

Rassih bej Dina Prevezë 20, Klubi i Qypërlisë 5, A. Elmaz Meçe Lushnjë 2, Siri bej, Mytesarifi i Bali Qesrës 5, dr. Haki ef. Mborja 50 vivla, Shahin Teki Kolonja 36 lira,

Remzi Përmeti, nxënës i Dhemasjes 25 grosh, Kristaq N. Dogjani 25 napolona, Fejzullah bej Sehije, Myfetish i Shkodrës 2 lira.

(Gazeta “Korça”, 29 vjesht’ e II-të 1909)

VII

Me përpjekjen e shoqërisë “Besa-Besën” n’Amerikë po mblidhen mjaft ndihma për shkollën Normale të Elbasanit, gjer sot pas radhuas që është hapur, janë mbledhur këto ndihma: Shoqëria “Besa-Besën” 20 dollarë, z. Kr. Qirka 5 dollarë, z. N.Tromara 5 dollarë, z. Tale Mihal 3 dollarë.

S’kemi përveçse të ngjatjetojmë shoqërinë “Besa-Besën”, edhe ndihmëtarët për veprat e tyre kombiare

(Gazeta “Korça” e enjte 12 vjesht’ e III-të 1909)

VIII

Në një letër që muarrëm nga Stambolli na shkruajnë se shqiptarët e atjeshëm lojtnë pjesën (teatrale) “Vatan-Atdhe” bërë nga Qemal bej Konica dhe shqipëruar nga zoti Sabri Qyteza, përpara një shumicej, ku gjithë vështronjësit mbetën të kënaqur.

Nga kjo shërbesë e pëlqyer tepëruan 100 lira turke, nga të cilat gjysmat do t’i dhurohen shkollës Normale dhe gjysmat do t’i jepen arkës së klubit të Stambollit. Me zemër të nxehtë ngjatjetojmë amatorët dhe ngëthyesin (përkthyesin) z. Sabri.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

(Gazeta “Korça”, 12 vjesht’ e III-të 1909)

IX

Ndihma për shkollën Normale:

Shefqet bej Frashëri për muaj 54 grosh

Riza ef. Korça 100 grosh

(Gazeta “Korça”, 19 vjesht’ e III-të 1909)

X

Filkremtimi i shkollës Normale

Më 18 të vjeshtës së III-të, njerëzia e Elbasanit gjendej më nji lëvizje. Shkaku i së cilës ishte filkremtimi i shkollës Normale. Më (ora) 4, përpara drekës, mësonjëtorja ishte e mbushur kaq, sa s’kishte ku të hudhje koqen e mollës. Në kryevend ishte Mytesarifi Aqif Pasha e Dervish beu. Shefqet beu erdhi pas filkremtimi. Fusha ishte mushë me nxanës. Si u majt nji fjalë e vogël në gjuhën turqisht prej z. Shefki Daiut, sytë e njerëzisë vërejnë mi tyryezën, direktorin e Normales, Luigj Gurakuqin. Njerëzia mban vesh me nji vërejtje shumë të madhe, sikur kishte parandjenjën se fjala e direktorit do të ishte kësisoj, q’i s’kishin ndëgjumun nonjiherë. Po me të vërtetë, s’u rrejt; fjala bani nji përshtypje shumë të mirë. Dëfteu randësinë e qëllimit të mësonjëtores, nga e cila, tha, kanë me dalë drita, të cilat kanë me ndriçue atdhenë e dashur. Me fjalë të pakta, me thanë, elbasanasit se kanë ndëgjumun kësisioj fjale me kaq randësi. Si maroj fjalën z. Gurakuqi, Haxhi Aliu ngriti durët, dyke thanë lutjen fetare dhe pas këti, i përndershmi Papavinemi në gjuhën e zotave (shqipes), tha lutjen kristjane. Si ndanë në gjithë njerëzinë amëlsina, ngrihet Mytesarifi me të tjerë me ikë. Po kur dalin në fushë, nxanësit q’ishin rrieshtumun, këndojnë me za të naltë kangë atdhesie. Gjithë llauzi (populli) mbeti i kënaqur.

Lexo po ashtu:  Qeni hero që shpëton koala në Australi

(Gazeta “Korça” 3 dhjetor 1909)

XI

Ndihma për shkollën Normale

Mihal Grameno 20 grosh, fleta “Korça” 107, N. Kristaq Katundi 117. Nga nxënësit e shkollës bujqësore Stamboll, zotërinjtë: Vehbi Preveza 10, Bahtiar Dibra 5, Rifat Vlora 10, Reshad Libohova 5, Meshat Janina 10, Neki Tepelena 5, Abdulrahman Prishtina 20,

Abdylamet Lurësi 10, Yzedin Janina 20, Vangjel Goxhaman Berati 10, Emin bej Janina 20, Qemal Elbasani 5, Fiqiri Dibra 10, Emin Avni Pravishta 10 grosh.

(Gazeta “Korça”, vjesht e III-të 1909)

XII

Në Salahorë u formua një shoqëri shqiptare për të ndihmuar shkollën normale. Anëtarët e kësaj shoqërie paguajnë 2 përqind nga rroga e tyre për muaj. Të hollat që do të mblidhen do të dërgohen më dy-tre muaj njëherë në arkën e kësaj shoqërie “Përparimi”. Kryetar i kësaj shoqate është z. Muredin Borshi. Kësaj shoqërie i falemi, jetë të gjatë dhe e urojmë për qëllimet

(Gazeta “Korça”, 10 dhjetor 1909) /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *