Kanë mbetur edhe dy muaj deri tek nisja e një prej festivaleve më prestigjioze evropiane të muzikës, Eurovision.

Shqipërinë do ta përfaqësojë këngëtarja e njohur Jonida Maliqi, e cila kishte triumfuar në festivalin e RTSH-së.

“Ktheju tokës”, titullohet kënga me të cilën kishte triumfuar bukuroshja teksa gjatë ditës së sotme është publikuar edhe videoja në platformën YouTube.

Ajo shfaqet e veshur me një fustan të krijuar nga Ardi Asllani, ndërsa kënga trajton temën e emigracionit të shqiptarëve.

Theksojmë se Kosovën edhe këtë vit nuk do ta shohim në Eurovision edhe pse disa herë është bërë përpjekje që të marr pjesë në këtë festival.

Këngëtarja jonë pritet të këndojë në pjesën e dytë të natës së dytë gjysmëfinale, në datën 16 maj në shtetin e izraelit.

Ndryshe, Netta Barzilai kujtojmë se është fituesja e vitit të kaluar me këngën “Toy”, e cila ishte përfol shumë për paraqitjen skenike.

Lexo po ashtu:  Publikohet albumi i shumëpritur 10/10 i Ledri Vulës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *