Për shkak të situatës në të cilën ndodhemi tashmë prej disa muajsh, festivali ndërkombëtar i çdo viti Eurovizion, u zhvillua online. Kjo ishte zgjidhja që kryetarët e festivalit vendosën këtë vit.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“ Fall from the sky” ishte kënga e cila përfaqësoi Shqipërinë, e interpretuar nga këngëtarja Arilena Ara. Fituesi i festivalit u shpall grupi “Daði og Gagnamagnið”, përfaqësues i Islandës me këngën “Think about things”.
Në 5 vendet e para u renditën Islanda, Lituania, Rusia, Suedia dhe Belgjika.

Shqipëria arriti të kualifikohej në finale dhe u rendit në vendin e fundit me 63 pikë, 26 pikë nga juria dhe 37 pikë nga televotimi. Ende është në diskutim e sipër fakti nëse Arilena do të na përfaqësojë sërish vitin tjetër në “Eurovision”, apo vendi do të zgjedhë një tjetër përfaqësues.




