Në shtator te vitit 1913, Gazeta “Dielli” e cila dilte në Boston, në një artikull mjaft interesant shkruante lidhur me një propozim të Greqisë që të bëhej një mbretëri dualiste mes Greqisë dhe Shqipërisë, në një model të përafert siç ishte Austro-Hungaria.

Artikulli raportonte: Vlorë (21 shtator 1913) Në Shqipëri erdhi një Komision i dërguar nga Grëkët nga vendet e pushtuara.  Këta janë përfaqesues të Korçës, Gjirokastrës, Permetit, Leskovikut, Delvinës. Qëllimi i tyre është se janë të dërguar prej qeveritarit grek të Janinës për të negociuar me gurvenen Shqiptare, që Shqipëria të jetë bashkë me Greqinë ashtu siç është Austro-Hungaria.

Në fjalimin që patën me kryetarin e Qeverisë Shqiptare i dhanë argumente se në qoftë se që s’bahet një punë e tillë do të ketë shumë trazira Shqipëria nga andarte vendit (vendasit).

Do të ngjasë një luftë vllazërore (të cilët pregaditnin grekët me intrigat e tyre) dhe Shqiperia nuk do të jetë e qetë. Po një bashkim i te dy shteteve do të jetë i vetmi shpetim për kombin shqiptar.  Ismail Qemaili duke kuptuar mirë nga rrjedhin keto dinakëri dhe dhelpëri, u tha delegateve që “Shqyperia sot është në duar të fuqive të mëdha dhe nuk mund të bëjmë as një marrveshje”. kësisoj kryeunjur delegatet këpucengrysur të grekërve vanë nga kishin ardhur.

Lexo po ashtu:  Kush ishte shqiptari që regjistroi i pari Himnin Kombëtar?

Nuk dimë ç’qëllim kanë këto kerkime të çuditshme të gatuara në fabrikat e qelbura të zyrës punëve të jashtme të Parisit, po kuptojmë një gjë.  Grekët duke parë se nuk mund ti mbajnë dot vendet e pushtuara me gjithëse perdorë ç’do mënyrë barbare, zunë udhën e dhelprave. kemi te shohim shumë gjëra nga këta njerëz prapsonjës gjër sa ti kthejmë krahët Shqiprisë gjorë.- po në një anë po bëhën këto që thamë me sipër, në anë tjetër po e mundojnë popullin shqiptar të viseve qe i kanë pushtuar…Lavdi Zotit të huajt i njohën mire grekët dhe kuptuan metodat e tyre. /gazetaexpress/

-Ja artikulli origjinal:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *