Presingu i Barcelonës mbi Lautaro Martinez nuk zbehet aspak nga zërat për problem financiare, e tani në lojë futet edhe… Lionel Messi. Kampioni argjentinas kishte folur edhe më parë fjalë të mira për Toro, por në një intervistë për Mundo Deportivo, ka dalë hapur në mbështetje të një blerje të mundshme të klubit blaugrana: “Mendoj se është një sulmues impresionues, e kisha thënë edhe më parë. Driblon mirë, shënon, di të mbrojë topin, është i fortë”. Por pastaj një vendosje në ekuilibër, si për të zbehur presionin mbi klubin: “Nuk e di nëse Barça po negocion, të shohim cdo të ndodhë”.

Messi ka folur edhe për situatën e klubit në lidhje me pandeminë: “Kam luajtur me dyer të mbyllura e është e cuditshme të përqendrohesh. Dua të kthehem të luaj por nuk duam të ndahemi nga familjet. Rreziku për tu infektuar është kudo, mjafton të dalësh nga shtëpia. Kështu, mundohem të mos mendoj shumë përndryshe nuk del më jashtë”.

Lexo po ashtu:  E konfirmon presidenti i Lyon: Barca na ka kontaktuar për një lojtar

“Të kthehesh të stërvitesh është një hap i vogël përpara por nuk duhet të ulim kujdesin e të ndjekim protokollin, duke adaptuar në maksimum masat parandaluese” shpjegon kapiteni blaugrana. Një situatë që penalizon edhe merkaton: “Kemi drejtues të aftë që do mendojnë për të. E qartë se do të jetë më e vështirë të veprosh e duhet të jesh i zoti për të përmirësuar një skuadër që është e fortë që tani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *