Origjina emrit Ilir shpjegohet me një legjendë greke,  një lumë gjerman dhe fjalën shqipe “í lirë”. Për këtë të fundit shkenca thotë që është shpjegim naiv.
Për ilirët,  etnogjenezën,  shtrirjen,  gjuhën, kulturën e tyre janë marrë shkencëtarët,  arkeologët,  gjuhëtarët gjermanë,  francezë,  spanjollë, italianë,  austriakë,  rumunë,  sllovenë,  kroatë,  boshnjakë,  e edhe serbë vazhdimisht që nga gjysma e vitit 1700 e deri në ditët e sotme. Ata kanë nxjerrë e nxjerrin teori e hipoteza nga më të ndryshme për ilirët dhe mundësinë që shqiptarët të jenë pasardhës të tyre e gjuha shqipe pasardhëse e ilirishtes.
E kur bëheshin këto  hulumtime,  studime,  zbulime të mëdha dhe jetike për Ne  shqiptarët,  për hapësirën tonë jetësore,  për kulturën tonë,  për gjuhën tonë Ne shqiptarët ishim në vlugun e islamizimit tonë.  Na pëlqente të shkruajmë ndonjë bejte, të ndërrojmë emrat tanë,  të ndërtojmë ndonjë xhami,  na pëlqente gjumi,  sidomos gjumi duke ëndërruar amshimin me 72 hyri të virgjëra.
Shumë hulumtues,  studiues,  arkeologë,  antropologë,  linguistë për Ilirinë dhe ilirët pajtohen për shumë pak fusha: ilirët asnjëherë nuk arritën të kenë ndonjë organizim unik për pjesën dërrmuese të fiseve ilire, ishin në grindje të vazhdueshme mes vete dhe shpesh ftonin në ndihmë edhe joilirët në luftë kundër fiseve tjera ilire dhe mbretërve tjerë ilirë, luftonin si mercenarë në veri e jug, në perëndim e lindje si psh në luftën e Trojës dhe kundër mbretit persian, besonin në shumë zotë. Odiseu ishte ilir í fisit të kaonëve dhe ai luftoi e fitoi për grekët,  luftoi e u mundua për Penelopën por ilirët hajrin nuk ia kanë pa.
Të tillë si Odiseun kemi gjatë gjithë historisë e deri në ditët e sotme mbretër,  perandorë, ushtarakë,  inxhinierë,  mjekë,  arkitektë,  princër,  poet,  artistë që í kanë dhënë shumë botës,  kulturës e artit botëror por ilirët,  arbërit e shqiptarët pak a hiç ua kanë pa hajrin. Edhe sot Ne besojmë në shumë zotë.
Sot në Kosovë kemi një Akademi me plotë akademikë,  me rroga të larta,  me zyra të rehatshme,  me autoritetparadë, me parti e partiçka,  me gra e dashnore,  akademi e akademikë që merren me gjithçka pos me atë që janë të thirrur e paguhen të merren, me shkencë, me shkencë në interes të popullit,  kombit e shtetit. Flenë akademikët,  flenë populli. Í vetmi rast kur zgjohen akademikët është kur í kundërvihen prof Rexhep Qasjes.
Sot kur bota është më dinamike se asnjëherë më parë, shqiptarët me shumë nge e endje merren me gratë e profetit Muhamed;  cilën profeti e dashuronte më shumë,  cila ishte me e re,  me e bukur, më seksi,  më e pasur se sa me hallet e vërteta të popullit e kombit,  me barazinë sociale e gjinore,  me historinë,  të tashmen e të ardhmen tonë!?
Merren shqiptarët me gjithçka si psh a duhet mashkulli shqiptar të bëj shur… në këmbë, këmbëkacel apo kacul,  a duhet gratë të shkojnë në plazh,  a duhet rrahur gruaja apo jo!? Sipas ideologëve të vetëm sot (hoxhallarëve)  çiftelia ndalohet rreptësishtë në festat e ahengjet shqiptare,  lejohen vetëm ilahi nga ndonjë dylber me zë të ëmbël,  ndërsa defi (dajrja)  lejohet në festa të grave por pa pafte teneqeje (zhurmëpare).
Këtë shkencëmuhabet e financon Turqia, arabët,  Serbia ,  Rusia e Greqia për interesa të ditura.  Është mënyra më e mirë,  më e dëshmuar si e suksesshme për ti mbajtur shqiptarët në gjumë dhe në këtë mënyrë të prapambetur,  të pa civilizuar,  të robëruar e shërbëtorë të birit të dreqit por asnjëherë në shërbim të Shqiptarisë.
Që gjumi të thellohet, në festen e Bajramit planifikohet të nisë rriten xhamia më e madhe e Ballkanit në Prishtinë. Më këtë shqiptarët largohen edhe më nga halla e Ilirit, Europa.  Sipas një legjende Kadmi dhe Harmonia lindin djalin Ilirios dhe nga ky princ ilirët e kanë origjinën e emrit të tyre.  Kadmi kishte një motër me emrin Europë që í kishte humbur.  Kadmi e kërkoi gjatë por nuk e gjeti dot.

Njësoj as Ne shqiptarët nuk po e gjejmë ende dot Europën ose po ikim nga ajo me vetëdëshirë.

Lexo po ashtu:  “Problemi” turk, kryesor në Mesdhe

Murat Koci, Suedi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *