Të gjithë ne e gjejmë veten duke ëndërruar momentin që do dalim nga karantina dhe që do i rikthehemi jetës normale. Madje fillojmë mendojmë se çfarë do të bëjmë sapo të dalim. Tingëllon bukur apo jo? Por bazuar në shenjën tuaj të horoskopit ja cila do jetë gjëja e parë që do bëni sapo të dilni nga karantina dhe të shijoni lirinë:

Dashi- Në palestër dhe pastaj në darkë në klub me miqtë për të festuar.

Demi- Do shkoni tek kafja juaj e preferuar ose më saktë tek restoranti juaj i preferuar për të shijuar një pjatë të shijshme buzëdetit.

Binjakët- Do takoni miqtë tuaj dhe do e jetoni atë ditë sikur të ishte e fundit.

Gaforrja- Do përqafoni njerëzit tuaj të dashur që nuk i kishit takuar gjatë kësaj periudhe.

Luani- Do hedhësh pizhamat nga dritarja dhe gati për një veshje plot glamour për të shkëlqyer.

Virgjëresha- Do vraponi të takoni shokun ose shoqen tuaj të ngushtë i/e cila po qan se ka ngelur pa punë gjatë karantinës dhe ju do i jepni zemër.

Lexo po ashtu:  Presidentja Osmani me figura emblematike në Parlamentin Evropian, mes tyre edhe Vasfije Krasniqi, Fahrije Hoti e Blerta Basholli

Peshorja- vrap për tek qendrat estetike. Njerëzit do të mund t’ju takojnë pasi të kesh bërë mirë disa trajtime për flokët, fytyrën dhe të mos harrojmë thonjtë.

Akrepi- S eks, se ks, se ks. Ata që nuk janë karantinuar me të dashurin gjatë kësaj periudhe e kemi fjalën.

Shigjetari-Valixhet gati dhe aventurat e reja ju presin.

Bricjapi- Ju nuk keni shpresë, sërish zyra juaj e punës do jetë në plan të parë.

Ujori- Ujorit do i duhen disa pushime të tjera ( në një vend me det sigurisht), për të marrë veten nga “pushimet” në karantinë.

Peshqit- Nevojë e menjëhershme për të kërcyer në mënyrë që të largoni gjithë energjitë negative të mbledhura gjatë karantinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *