Peticioni që Bashkia e Tiranës shpërndau me emrat e dhjetra artistëve që sipas saj kanë firmosur shembjen e godinës së teatrit është i manipuluar siç pohojnë vetë emrat e përfshirë në këtë listë.

Aktori Robert Ndrenika, konfirmoi për TVT se nuk ka firmosur asnjë një peticion për shembjen e teatrit ekzistues, por ka shprehur vullnetin për ngritjen e një teatri të ri.

“S’është për shembjen e Teatrit, e ke gabim. Unë kam vënë një firmë se duia të ndërtohet një teatër i ri bashkëkohor,(në vend të atij që është)  mirë mbase gjejnë një vend më të mirë e ta bëjnë atje, si të doni”

Por ndryshe nga sa pretention zoti Ndrenika në peticion ndonëse nuk shkruhet specifikisht se teatri ekzistues duhet shembur theksohet se teatri i ri duhet ngritur mbi truallin e atij ekzistues.

Edhe aktori Viktor Zhusti  thotë për TvT se në kete situate, me shume se kurre, e nevojshme dhe e domosdoshme eshte qetesia dhe mirkuptimi dhe se vetem dialogu mund te sjelle zgjidhje te arsyeshme.

Lexo po ashtu:  Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia

“Deklarata, peticione, intervista, kërcënime, nga çdo pale që të vijnë, janë benzinë e hedhur, është një zjarr që vetëm shkatërron. Sikur palët politike, të çdo drejtimi, të tërhiqen dhe presin, jam i bindur qe vetë artistët, do dalin nga istikami, do hedhin armët që kanë drejtuar kundër njeri-tjetrit, do shtrijnë e shtrengojnë dorën, pasi kanë intelektin, qytetarinë dhe e njohin gjuhën e nevojshme të mirkuptimit midis tyre.

Zhusti vijon më tej në mesazhin e tij se pergjigjet flake per flake, ndarjet në  grupime, etiketimet “te shitur”, postimi i video-inervistave jane kompromentuese, te sforcuara, dhe artificial dhe nuk ndihmojne askend, as vete çeshtjen.

Bujar Asqeriu, një ndër artistët që në fillim shkëmbeu debate të ashpra me ministren e atëhershme të kulturës Mirela Kumbaro, sot mendon se zgjidhja e vetme është vota e qytetarëve .

“Referendumi është zgjidhja e vetme e kësaj pune, se është një situatë shuëm sensitive, dhe çështja duhet të hedhur me referendum”

Për studiuesin Aurel Plasari, teatri Kombëtar është një pasuri që nuk u përket vetëm artistëve, por gjithë shqiptarëve.

Lexo po ashtu:  Kurti i përgjigjet O’Brien: Nuk po rrezikohet partneriteti me Amerikën - Kosova nuk ka partner, aleatë dhe mik më të rëndësishëm sikurse ShBA-të

“Është monument kulture, është i qytetarëve, është i kulturës shqiptare, dakort, unë nuk e di që është momunent aktorial, ka në ligje monument aktorial? Ai është monument kulture, histori shqiptare dhe kaq.Ka njerëz që luftojnë që e mbrojnë, ka të tjerë që duan ta prishin për llogari të tyre”. 

Ndërsa Atalanta Pasko, vajza e Mitrush Kutelit, e cila reagoi ashpër ndaj fjalimit në parlament të deputetes socialiste Elisa Spiropali, e thotë për TVT se mbrojtja e teatrit është mbrojtje kujtesës sonë historike.

Artistët dhe shoqëria civile vijojnë të mbrojnë godinën e Teatrit Kombëtar duke kërkuar që ai të mos shembet, pasi tashmë Organizata Europa Nostra ka marrë përsipër ta restaurojë atë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *