Konstant D’ Esturnel (1858-1924) ishte senator dhe personalitet i shquar francez. Mbrojtësi i të drejtave të Shqipërisë ne fushën ndërkombëtare gjatë dhe pas Luftës I Botërore. Iu kushtua mbrojtjes së paqes në botë.

Ai kishte një vlerësim të veçantë për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke i gjykuar hapat e zhvillimit si pozitiv.

Ishte fitues i Çmimit Nobel për Paqe në 1909. Bashkëpunëtor i Zhysten Godardit (ministri i ardhshëm francez i shëndetësisë) në vitet ’20.

Optimizmi i senatorit ilustrohet në letrën e 18 majit të vitit 1921 që i dërgon kryeministrit të Shqipërisë, Iliaz Bej Vrionit.

Paris, 18 maj 1921
Elias Bey Vrionit
Tiranë

Miku ynë, Justin Godari u rikthye në Paris thellësisht i lumtur për vizitën e tij në vendin tuaj të ri, më në fund të lirë. Lutemi të falenderoni autoritetet dhe popullsinë që e pritën si një vëlla.

Keni besim në ndihmën tonë për Shqipërinë, që ajo të realizojë përtej edhe vetë shpresës së saj bujare, në pavarësi e në paqe, të ardhmen e drejtësinë, përparimit, bashkimit, sigurisë që e ka merituar me vuajtjet shekullore dhe me enërgjitë e pamposhtur që ka.

Lexo po ashtu:  Ballina Histori Memorandumi nenshkruar nga rreth 500 shqiptarë dhe drejtuar përfaqesuesit të Britanisë së... Memorandumi nenshkruar nga rreth 500 shqiptarë dhe drejtuar përfaqesuesit të Britanisë së madhe në Kongresin e Berlinit, lordit Beaconsfield)

E pasur, piktoreske, punëtore, paqedashëse dhe e respektuar, Shqipëria do të jetë Zvicra e Gadishullit Ballkanik. Udhëtarët e Botës së Lashtë dhe të Botës së RE do të venë aty për të kërkuar besimin dhe lirinë. Rroftë Shqipëria

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *